“Kodi brenda korrikut”
Autori i Lajmit: red.
Korriku është muaji i një pune intensive për hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje. Kështu pohoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbledhjen e parë të komisionit të posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor. Ajo tha se pas 40 orësh nga ngritja e tij komisioni mblidhet për herë të parë, ndërsa cilësoi se ky është një aksion i madh politik dhe një ndër angazhimet më të rëndësishme për të përmbushur detyrimet ndaj shqiptarëve, por edhe kërkesat e ndërkombëtarëve. Sipas kryeparlamentares, ekspertët kanë punuar paraprakisht dhe deputetët mund të punojnë për ta kanalizuar këtë punë në rrugën e duhur, me synim mbylljen e saj, mundësisht brenda korrikut. “Ky komision është në një format të ri, i cili mundëson një vendimmarrje të shpejtë, por dhe transparencë”, - u shpreh Topalli, e cila u tregua e gatshme për të vënë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, duke filluar nga stafi i Kuvendit dhe ekspertë jashtë tij, në dispozicion të punës për reformimin e ligjit zgjedhor. Përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare, në fjalën e tyre, u shprehën në mbështetje të kryetares Topalli, për mbylljen e Reformës Zgjedhore brenda këtij muaj. Komisioni i posaçëm për Kodin Zgjedhor, i miratuar me një vendim më 30 qershor në Kuvend, ka për detyrë hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Vendimet në komision do të merren kur votat pro përfaqësojnë shumicën e vendeve në Kuvend, por në çdo rast kur pro tyre kanë votuar në unanimitet të dy bashkëkryetarët e komisionit.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008