Rusmali: “Zgjedhjet e 2009-ës, më shumë bashkëpunim mes partive”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në pjesën dërrmuese do të thotë që ne duhet të prekim teknikisht pothuajse shumicën e dispozitave të ligjit, duke ndryshuar dhe redaktuar procedurat e numërimit, procedurat e votimit në kod, qoftë dhe për shkak të kalimit nga një sistem me dy fletëvotimi, në një sistem me një fletëvotimi”,- tha Rusmali
Nis nga puna komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ndonëse vetëm një muaj larg mbylljes së sesionit aktual parlamentar, dy bashkëkryetarët, Ilir Rusmali e Fatmir Xhafa, shprehen optimistë se ky afat është i mjaftueshëm për të konkluduar kodin e ri elektoral. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komision besojnë se Kodi Zgjedhor do të përfundojë brenda një muaji. Edhe Rusmali e konsideron shumë të rëndësishme punën e këtij komisioni. Ai vlerëson se sistemi i ri i zgjedhor jep mundësi më të mëdha bashkëpunimi mes partive politike. Rregullorja zgjedhore do t i nënshtrohet një sërë transformimesh, pas ndryshimit të sistemit më 21 prill. Por ndërkohë që në mbledhjen e parë të komisionit të ri zgjedhor, i cili vijon punën e papërfunduar të atij paraardhës, nën drejtimin e Rusmalit dhe Islamit, nuk munguan akuzat se Kodi Zgjedhor do të jetë produkt për interesat e dy të mëdhenjve. Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim u shprehën pesimistë mbi rezultatin përfundimtar të tij, nisur nga fakti se vota e të vegjëlve nuk është e domosdoshme për të kaluar ligjin e ri zgjedhor.
Komisioni
Bashkëkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj, shkoi në të njëjtin vlerësim me kryetaren Topalli për rëndësinë e komisionit në zgjidhjen e rregullave të lojës për procesin e ardhshëm elektoral, sipas standardeve më të mira të mundshme. “Qëllimi i PS-së është që, brenda muajit korrik, të mbyllim këtë proces, pasi zvarritja do të krijonte vështirësi për fazën përgatitore për zgjedhjet e ardhshme”, - tha Xhafaj. Ai bëri të ditur se do të bëjnë propozime konkrete se çfarë duhet përmirësuar, ndërsa nënvizoi se janë mundësitë që me këtë konfigurim të mirë që i është bërë komisionit, është plotësisht e mundur ta përmbyllim procesin me sukses. Ndërsa bashkëkryetari demokrat i komisionit u shpreh i sigurt për vullnetin e të gjithë anëtarëve për të punuar me intensitet në këtë proces. Deputeti Rusmali i cilësoi zgjedhjet e vitit 2009 si shumë të rëndësishme, jo vetëm nga këndvështrimet partiake, por siç cilësoi ai ato janë zgjedhje që i përgjigjen një interesi të madh kombëtar që ne kemi. “Ne duhet të tregojmë modelin më të mirë elektoral në Shqipëri në vitin 2009, pasi ndodhemi në procese shumë të rëndësishme evropiane e më gjerë, dhe për këtë qëllim na duhet një përgatitje ekstremisht e lartë për procesin”, - vlerësoi në fjalën e tij Rusmali. Sipas tij, edhe pse koha është e shkurtër, praktikisht e kemi mundësinë për t i dhënë një kod të ri Shqipërisë. Kjo, pasi është punuar gjatë në vite, por dhe në këto muaj të fundit është punuar nga të gjitha stafet e ekspertëve të partive politike. Deputeti Rusmali cilësoi, ndër të tjera, se sistemi i ri elektoral jep një mundësi më të madhe bashkëpunimi mes forcave politike, duke qenë më i çliruar nga ngarkesat emocionale. “Për pasojë edhe zbatimi i këtij sistemi është më i çliruar nga ngarkesat emocionale”, - vlerësoi Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë. Duke u ndalur tek objektivat e punës së komisionit, ai konsideroi si detyrë të parë reflektimin me përpikëri të sistemit të ri zgjedhor, të sanksionuar në Kushtetutë. “Në pjesën dërrmuese do të thotë që ne duhet të prekim teknikisht pothuajse shumicën e dispozitave të ligjit, duke ndryshuar dhe redaktuar procedurat e numërimit, procedurat e votimit në kod, qoftë dhe për shkak të kalimit nga një sistem me dy fletëvotimi, në një sistem me një fletëvotimi”, - tha përfaqësuesi i PD-së. Por ai theksoi se duhet të zbatohen dhe disa obligime që na vijnë nga dokumente të rëndësishme ndërkombëtare për të reformuar sistemin dhe procesin tonë zgjedhor në kushtet e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008