E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen për plagosje dy të rinj

Autori i Lajmit: red.
Plagosin bashkëmoshatarët, përfundojnë në pranga dy persona. Dy të rinj nga rrethi i Vlorës janë ndaluar nga policia në të gdhirë të ditës së djeshme, pasi dyshohet të jenë autorë të plagosjes së dy bashkëfshatarëve të tyre, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Spartak dhe Ardian Dino nga fshati Tragjas, 25 km larg Vlorës, u ndaluan disa orë pasi kishin plagosur me mjete të forta, bashkëfshatarët e tyre, Artan dhe Neim Gjonzeneli, të dy 25-vjeçarë.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›