E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’mund ta pranoj dorëheqjen tuaj nga PD

30-06-2013 / Gazeta 55

Mesazhi i 16 - vjeçarit, për Kryeministrin Sali Berisha

Kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmë mesazhin e një 16-vjeçari, i cili i kërkon të mos japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Duke mos shmangur emocionet, Berisha e ndau mesazhin e 16 vjeçarit, Gentjan Kerçiku me të gjithë miqtë e tij në “Facebook”. I riu shprehet se nuk e koncepton dot Partinë Demokratike, Qeverinë dhe Parlamentin pa protagonizmin e kryeministrit Sali Berisha.

Mesazhi i plotë i publikuar nga kryeministri Sali Berisha
Të dashur miq,
ky është komenti i Gentjanit, një 16 vjeçari i cili e ka postuar atë në statusin tim të fundit. Më emocionoi në mënyrë të veçantë, ndaj dhe dëshiroj ta ndaj atë me ju dhe t’i plotësoj atij dëshirën për ta vendosur mesazhin e tij si status timin: “Përshëndetje Zoti Kryeministër. Unë që po ju shkruaj jam, Gentjan Kerçiku 16 vjeç. Kam filluar ta ndjek politiken që në vitin 2008 kur ju ishit kryeministër në mandatin e parë që të themi të drejtën rezultoi shumë i suksesshëm. Kam qenë pjesëmarrës aktiv në fushatën e PD në 2009, në 2011 dhe në 2013 në Komunën e Farkës përkrah Fatbardh Plakut. Përfshirja ime ne fushata ishte vetëm një mënyrë e të shprehurit Mbështetjen e Fuqishme që kisha për ty si Politikan dhe njëherësh si kryeministër. U lidha shumë me politikën që i vogël, por në të vërtetë isha i lidhur shumë me Politikën që ju bënit zoti Kryeministër. E kam ndjekur hap pas hapi Politikën deri më sot. Madje më lejoni të ju tregoj diçka të bukur në lidhje me këtë.
Kur kishte Mbledhje te KM, Mbledhje te Grupit parlamentar të PD ose Mbledhje te Parlamentit mezi prisja të mbaronte mësimi që t’i ndiqja ato Live, madje disa herë i kam ndjekur edhe në shkollë Live nëpërmjet Androitit tim. Isha i lidhur shumë me politikën. Madje ata që më njohin më thonin “o fiksuar pas politikës”, sepse nuk ishte normale që një djalë në moshën time të ndiqte politikën me aq pasion. Shikoja çdo natë emisione që trajtonin Debate politike sidomos emisionin e Blendi Fevziut OPINION. Ndiqja me shumë pasion edhe drejtimin që ju i bënit qeverisë shqiptare dhe të admiroja. Ishit Idhulli im me plot gojën. Ju ishit arsyeja sepse e ndiqja aq fuqishëm politiken sepse admiroja Karrierën tuaj, admiroja karakterin tënd, personalitetin tënd, por edhe natyrën e humorit që ju karakterizon. E mendoja që një ditë do të isha edhe unë atje në gjirin e PD, në krahun tuaj. Unë vlerësoj jashtë mase shumë punën që ju keni bërë si Kryeministër i këtij vendi sepse ju e keni bërë të prekshme këtë punë të palodhur të juajën. Unë e pranova Rezultatin e këtyre zgjedhjeve ashtu si edhe ju, por atë që nuk mundem ta pranoj është Dorëheqja nga Kryetar i PD. Jam ende i mërzitur nga ky vendim i juaji sepse unë në të vërtetë nuk i konceptoj dot Mbledhjet e KM pa ju, nuk e konceptoj dot Parlamentin pa praninë tënde, pa humorin tuaj. Tani nuk e di më nëse dua të vazhdoj të merrem me politikë sepse pa praninë tënde politika me duket e varfër. Por, një gjë dua të të them se ju zoti Sali Berisha keni qenë, jeni edhe do të jeni kryeministri i Shqipërisë si dhe lider i PD... Tani Ju jeni lideri më historik i Shqipërisë. Ju uroj shëndet në radhë të pare juve dhe Zonjës suaj. Ju uroj gjithë të mirat ju dhe Familjes tende”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›