E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Ekonomia u rrit me 4.9% Luljeta Ndoka

Instituti i Statistikave publikon situaten ekonomike per tremujorin e trete te vitit 2010
Tremujori i trete i vitit 2010, shenoi nje rritje ekonomike ne masen 4.9 per qind. Kjo rritje konsiderohet e larte nga Instituti i Statistikave, duke pasur parasysh se ne tremujorin e dyte kjo rritje ishte vetem 1.6 per qind. INSTAT ka publikuar dje rritjen sipas sektoreve te ndryshem te ekonomise, qe nga bujqesia, gjuetia dhe pyjet, industria, ndertimi, tregtia, hotelet dhe restorantet, transporti apo posta dhe komunikacioni.
Rritja
Ekonomia ne tremujorin e trete te vitit 2010 u rrit me 4.9 per qind, kundrejt tremujorit te trete te vitit 2009, ndersa krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010 u rrit me 1.6 per qind. Aktiviteti bujqesor ne tremujorin e trete te vitit 2010 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare u rrit me 7.6 per qind dhe 0.8 per qind kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2010. Grupi i industrive pati rritjen me te madhe, me 18.2 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2010 krahasuar kjo me tremujorin e trete te 2009. Krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010, dega e industrise pati nje rritje prej 1.8 per qind. Ne grupin Tregti, Hotele dhe Restorante, pati nje rritje prej 8.1 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2010, krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe nje rritje prej 1.1 per qind krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010. Gjithashtu, edhe ne aktivitetin e transportit ne tremujorin e trete te vitit 2010, pati nje rritje te ndjeshme, ne masen 12.9 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare dhe pati nje rritje me 4.2 per qind ndaj tremujorit paraardhes. Nderkaq, dega e sherbimeve ne tremujorin e trete te vitit 2010 pati rritje me 12.0 per qind kundrejt tremujorit te trete te vitit 2009 dhe nje rritje prej 3.1 per qind krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010.
Renia
Perkundrejt rritjes se aktivitetit ne sektore te ndryshem, ka pasur edhe nga ata sektore ku aktiviteti ka pesuar renie te ndjeshme. Keshtu, me e madhe renia paraqitet ne sektorin e ndertimit. Sipas raportit te publikuar dje nga Instituti i Statistikave, aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e trete te vitit 2010 pati renien me te madhe me 22 per qind krahasuar me tremujorin e trete te vitit 2009 dhe me 2.5 per qind krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010. nga i njejti fenomen eshte prekur edhe sektori i poste-komunikacionit. Keshtu sipas INSTAT, dega e post-komunikacionit u shfaq me renie 7.9 per qind ne tremujorin e trete te vitit 2010 perkundrejt tremujorit te trete te vitit 2009 dhe nje rritje me 3.7 per qind perkundrejt tremujorit te dyte te vitit 2010. Te dhenat japin informacionin e pare te disponueshem per tremujorin e trete te vitit 2010, ne lidhje me PBB-ne tremujore te shprehur ne terma volumi te zhveshura nga efektet sezonale. Statistikat per periudhen ne te cilen po referohemi jane te bazuara ne informacionin e mbledhur deri ne muajin Dhjetor te vitit 2010 dhe jane subjekt i revizionimeve te mevonshme me permiresimin e informacionit ne te ardhmen. Per vleresimin e PBB-se tremujore eshte perdorur nje metode indirekte. Konsiderohet si nje metode indirekte sepse te dhenat tremujore qe disponohen perdoren per te prodhuar vleren e shtuar tremujore duke u bazuar ne raportet qe zene keta indikatore. Kjo metode bazohet ne supozimin se per periudhen ne te cilin po analizojme raporti midis vleres se shtuar dhe prodhimit eshte konstant.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›