E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 16 janar nis punimet sesioni i ri parlamentar

11-01-2012 / Gazeta 55

Nesër në orën 11 mblidhet konferenca e Kryetarëve për miratimin e kalendarit 3 javor të Kuvendit 

Të hënën nisin punimet e sesionit të ri parlamentar. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare mblidhet paraditen e së enjtes rreth orës 11.00 për të miratuar programin tre mujor dhe kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit. Parlamenti i nis punimet në një klimë të qetë politike këtë vit, ndërsa palët janë angazhuar në përmbylljen e disa reformave të cilat për më se dy vite mbetën peng i bojkotit të Partisë Socialiste. Nesër do të shihet se sa të angazhuara janë mazhoranca dhe opozita, për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së arritur 14 nëntorin e vitit të shkuar. 

Reforma zgjedhore dhe parlamentare janë në proces, disa ligje me tre të pestat janë miratuar. Nuk ka nisur ende rishqyrtimi i projekt-ligjit për Gjykatën Administrative dhe i paketës së ndryshimeve në Kodin Penal. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›