KQZ: Ushtarakët dhe policët do të votojnë në vendqëndrimet e tyre
Miratohet udhëzimi për vendimin e votimit të zgjedhësve që shërbejnë në Forcat e Armatosura dhe në Policinë e Shtetit. Si do të bëhet akreditimi në qendrat e votimit të vëzhguesve jopartiakë
Luis Tanushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje udhëzimin për vendin e votimit të zgjedhësve që shërbejnë në Forcat e Armatosura dhe në forcat e Policisë së Shtetit. Personat që do të jenë në shërbim në datën 28 qershor do të votojnë pranë qendrave më të afërta të votimit. Të gjithë efektivët, të cilët do të ndodhen në vendqëndrimet e tyre ditën e zgjedhjeve, do të hiqen nga lista e zgjedhësve të vendbanimeve. Pas heqjes nga lista e vendbanimeve në zonat ku ata banojnë, këta zgjedhës do të futen në listat e vendqëndrimit. Dhjetë ditë përpara votimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të depozitojë në KQZ listën e plotë të punonjësve të ngarkuar me detyra gjatë zgjedhjeve. Ai është i detyruar të informojë menjëherë KQZ-në për çdo ndryshim në listë. Në Nenin 2 të Ligjit Nr. 10019 të Kodit Zgjedhor përcaktohen edhe procedurat për heqjen e kësaj kategorie të zgjedhësve. Kryetarët e njësive përkatëse të qeverisjes vendore, brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pasi verifikojnë nëse zgjedhësit e kërkuar janë në listën e zgjedhësve të asaj njësie, marrin vendimin për heqjen e këtyre zgjedhësve nga lista e zgjedhësve të vendbanimeve të tyre.
Ankesat
Për të shmangur ankesat që mund të lindin, KQZ-ja, në udhëzimin e saj, ka vendosur që vendimi për heqjen e emrit të zgjedhësit, që është ose punonjës policie ose ushtarak, do të afishohet në tri kopje. Njëra prej kopjeve do të afishohet në listën përfundimtare të zgjedhësve. Kopja e dytë do të ruhet pranë organit vendimmarrës së bashku me kërkesën e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kopja e tretë do t’i dërgohet kësaj të fundit brenda 2 ditëve nga marrja e vendimit për heqjen e emrit të zgjedhësit nga qendra e votimit. Punonjësit e Policisë, të cilët do të jenë në punë atë ditë, do të votojnë pasi të mbarojnë turnin. E njëjta gjë do të bëhet edhe për ushtarakët. Për ushtarët e thjeshtë votimi do të bëhet në mënyrë të organizuar. Të gjithë ushtarët e një reparti pritet që të votojnë në një qendër zgjedhore. Pas votimit, si ushtarakët ashtu dhe punonjësit e Policisë, nuk do të lejohen që të qëndrojnë rreth qendrave të votimit.
Për të shmangur situatat problematike që mund të lindin, Kodi Zgjedhor ka përcaktuar edhe rolin e policisë ditën e zgjedhjeve. KQZ-ja ndalon forcat speciale, komandot e ushtrisë, por edhe agjentët e SHISH-it që t’u afrohen qendrave të votimit. Qarkullimi i forcave të policisë, të ngarkuara me detyra zgjedhore, do të bëhet vetëm me mjete policie dhe vetëm nëse kërkohet ndërhyrja e tyre nga KQZ-ja, KZAZ-ja ose nga KQV-ja.
Vëzhguesit jopartiakë
KQZ-ja ka paraqitur projekt-udhëzimin për procedurat e akreditimit të vëzhguesve jopartiakë. Zgjedhjet e qershorit do të monitorohen nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe të mediave. Projekti i paraqitur nga KQZ-ja, në thelb pritet të ruajë strukturën e zgjedhjeve të vitit 2005 dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2007, kjo pasi eksperienca tregoi se nuk pati zgjedhje. Për akreditimin e këtyre vëzhguesve pritet që ta bëjnë KZAZ-të. Në lidhje me njerëzit e medias ka dy propozime. Propozimi i parë përcakton që përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike, vendase dhe të huaja, që kërkojnë të vëzhgojnë zgjedhjet, duhet të paraqesin një kërkesë pranë KZAZ-ve, ku përfshihen QV-të dhe VNV-të që do të jenë objekt i veprimtarisë së tyre. Ndërsa në propozimin e dytë parashikohet që përfaqësuesit e medias të mund të vëzhgojnë procesin zgjedhor kundrejt prezantimit të tyre në komisionet zgjedhore me një dokument identifikimi personal dhe me dokumentin e punës të lëshuar nga media përkatëse. Kodi Zgjedhor nuk ka vendosur kufizime në lidhje me numrin e vëzhguesve jopartiak.
Meta: “Do të përjashtojmë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë”
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me banorë të komunitetit të Laprakës në Tiranë. Në këtë takim, ku shoqërohej nga krerët e LSI-së së Tiranës, Meta ka shpalosur pjesë të rëndësishme të programit qeverisës të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke shprehur entuziazmin e tij në këtë takim, Meta u shpreh i bindur për suksesin e LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse sikurse u shpreh ai: “Kjo bindje forcohet gjithnjë dhe më shumë kur shikon në takimet e zhvilluara në të gjithë Shqipërinë, dhe sidomos sot në Laprakë, jo vetëm njerëz që e kanë mbështetur LSI-së që ditën e parë të krijimit, por shikon çdo ditë dhe më tepër të rinj dhe të reja që afrohen gjithnjë dhe më shumë me këtë forcë politike”, - tha Meta. Duke shpalosur programin e LSI-së, Meta tha se qeverisja e ardhshme e LSI-së që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë. “LSI-ja ka një plan të qartë për të përballuar këtë krizë në të cilën ndodhet vendi, dhe për t’u ardhur në ndihmë shtresave me të ardhura më të pakta të shoqërisë sonë. Ne do të rishikojmë politikën e taksave për të ardhurat e individit, duke përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha pagat deri në 25 mijë lekë në muaj”, - premtoi Meta.
22 Prill 2009