E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i PBDNJ-së, Vangjel Dule: “Bollano u dënua se zbatoi ligjet. Gjykatësit, nacionalistë”



Tiranë – Ka mbërritur, menjëherë pas dhënies së vendimit nga ana e Gjykatës së Vlorës ndaj kryebashkiakut të Himarës, reagimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Ajo e ka marrë në mbrojtje Vasil Bollanon si person të zgjedhur të sajin, duke shpallur publikisht qëndrimin e saj zyrtar kundër vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës. “Vendimi me burgim për Bollanon të kujton kohërat e vjetra. Është një vendim, i cili nuk mund të gjendet në asnjë vend tjetër të Bashkimit Europian”, - ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Sipas tij, kryebashkiaku Bollano u dënua se zbaton ligjet dhe se ai nuk ka bërë asgjë tjetër veçse i ka respektuar ato duke cilësuar se “vendosja e tabelave është një e drejtë e vendorëve”. Më pas Dule pohoi se në gjykatat shqiptare ka njerëz të verbër nacionalistë, të cilët marrin vendime të tilla që bien ndesh me drejtësinë e vërtetë dhe që nuk i gjen në Bashkimin Europian.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›