Rama: “Në rast se fitojmë, do të dyfishojmë pagesat e ndihmës sociale”
Kreu socialist, Edi Rama, ka prezantuar në Koplik të Malësisë së Madhe programin me të cilin PS-ja do të futet në zgjedhje. Rama u shpreh se PS-ja do ta nxjerrë vendin nga kthetrat e varfërisë, ku janë me dhjetëra mijëra familje, duke e kthyer programin e ndihmës ekonomike në një fond të integrimit social. Ai tha se në rast fitoreje të së majtës vendi do të kalojë nga lëmosha paralizuese për familjet e varfra, te pagesat nxitëse për punë në komunitet dhe aktivitet prodhues. Edi Rama premtoi dyfishim të pagesave të papunësisë.
Rama u bëri thirrje pjesëmarrësve që të mos i besojnë Berishës kur të shkojë në Koplik pas disa javësh dhe t’u thotë që nuk do ta ndërtojë centralin bërthamor sepse kështu bëri me vlonjatët, por i futi në burg ata që protestonin.
22 Prill 2009