Kupola rozë ndan grupet e kandidatëve
26/05/2009 Ndarja e zonave
Lidershipi i Partisë Socialiste është kujdesur gjatë ditëve të fundit për ndarjen e kandidatëve për deputetë në zonat ku ata do të kandidojnë. Kështu, duke qenë se gara elektorale po bëhet gjithmonë e më e ethshme, drejtuesit e selisë rozë kanë bërë ndarjen e grupeve të punës që do të drejtojnë dhe punojnë në zonat zgjedhore, por në përbërjen e tyre natyrisht do të jenë dhe kandidatët për deputetë. Edhe pse tashmë votimi do të jetë për subjektin politik në bazë qarku, vjelja e votave do të jetë po njësoj me zgjedhjet e kaluara dhe për këtë arsye drejtuesit e PS-së janë përqendruar më së shumti te strategjia që do të përdoret gjatë këtyre ditëve, kur do të nisë zyrtarisht fushata elektorale. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kandidatët për deputetë të qarqeve kryesore të vendit ishin mbledhur në selinë rozë për të bërë fotot që do të përdorin si postera gjatë fushatës, por edhe për të marrë orientimet kryesore mbi të cilat do të zhvillohet ajo.