KQZ cakton numrin e mandateve zgjedhore në disa qarqe të vendit

Ja numri i deputetëve për çdo qark në gjithë Shqipërin렠 Në mbledhjen e djeshme të KQZ u caktua numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009. Përsa i përket zonës zgjedhore në qarkun e Tiranës, KQZ caktoi 32 mandate. Për zonën zgjedhore në qarkun e Beratit 8 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Dibrës caktoi 6 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Durrësit 13 mandate,
për zonën zgjedhore në qarkun e Elbasanit 14 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Fierit 16 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Gjirokastrës 5 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Korçës 12 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Kukësit 4 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Lezhës 7 mandate, për zonën zgjedhore në qarkun e Shkodrës 11 mandate, dhe së fundi në zonën zgjedhore të qarkut të Vlorës, KQZ caktoi 12 mandate. KQZ pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe dëgjoi diskutimet e përfaqësuesve të partive politike konstatoi i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ministrisë së Brendshme, numrin e përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark. Ministria e Brendshme i ka dërguar KQZ të dhënat e kërkuara. Zona zgjedhore për Kuvendin përputhet me territorin e qarkut. KQZ ka llogaritur numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Numri total i shtetasve 4,249,942 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,357, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30,357, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit qendror të zgjedhjeve ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile, Armand Teliti i cili ka bërë të ditur se regjistri elektronik është i pastër, ndërkohë që prej tij janë hequr rreth 50 mijë dublime. Teliti ka theksuar se personat mbi 18 vjeç të cilët pritet të votojnë janë 3.133.248. Projektvendimi për ndarjen e mandateve në rang qarku tashmë i miratuar nga KQZ do ti përcillet parlamentit i cili do të duhet ta miratojë deri më datën 2 mars. Në zgjedhjet e KQZ kujtoj se u zgjodh kryetar i saj, Arben Ristani, ndërsa me 5 vota pro dhe 2 kundër, u zgjodh si nënkryetare e KQZ, Dëshira Subashi përfaqësuese e Partisë Socialiste. Kryetari i KQZ, Arben Ristani në deklaratën e tij ka premtuar zgjedhje të ndershme dhe tepër transparente pasi KQZ është i monitoruar në çdo cep të tijin me kamera. Më pas të shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bënë betimin para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Nr.
Qarku/ zona zgjedhore
Shtetas 2009
Shtetas/ nr mesatar
Mandate nga e plota
Mbetja
Mandate nga mbetja
Mandate gjithsej
nr
shtetas
1
Berat
233943
7.7064628
7
0.706
21446
1
8
2
Diber
184659
6.0829677
6
0.083
2519
6
3
Durres
401628
13.230279
13
0.230
6991
13
4
Elbasan
423116
13.938129
13
0.938
28479
1
14
5
Fier
485623
15.997211
15
0.997
30272
1
16
6
Gjirokaster
159243
5.2457234
5
0.246
7459
5
7
Korce
352904
11.625232
11
0.625
18980
1
12
8
Kukes
113368
3.7345263
3
0.735
22298
1
4
9
Lezhe
211124
6.9547679
6
0.955
28984
1
7
10
Shkoder
335677
11.057746
11
0.058
1753
11
11
Tirane
978397
32.229988
32
0.230
6982
32
12
Vlore
370260
12.196966
12
0.197
5979
12
Totali
4249942
134
6
140
Nr mesatar
30357
Email This Klikime: 26