E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet në portin eShëngjinit pritet ta kthejnë atë në një pikë kyçe për rajonin

Porti i Shëngjinit, në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, pritet të zhvillohet duke u shërbyer jo vetëm zonave veriore dhe verilindore të vendit, por edhe zgjerimit të aktivitetit tregtar me Kosovën. Sipas specialistëve të transportit detar pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në Portin e Shëngjinit, kryesisht me investime nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e vetë Portit do të kryhen punime për ndërtimin e kalatës se re, terminalin e pasagjereve, ndërtimin e skoljerave dhe për studime dhe projektime të ndryshme lidhur me zhvillimin e tij. Investimet për zhvillimin e Portit të Shëngjinit, sipas specialistëve, konsistojnë në vazhdimin e punimeve për ndërtimin e skoljereve lindore në Portin e Shëngjinit, si dhe thellimin e basenit të tij. Por ekspertët shprehen se Porti i Shengjinit do të jetë një port që do të shfrytëzohet edhe nga vendet e tjera të rajonit apo të Evropës. Përfundimi këtë vit i rrugës Durrës - Kukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e sektorit privat. Kjo rrugë e ka futur bregdetin e Shqipërisë në grupin e vendeve tërheqëse për investuesit. Shumë investitorë të huaj, të nxitur edhe nga ligji i koncesioneve kanë filluar të paraqesin kërkesat e tyre për të marrë me koncesion porte në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›