Petrit Cakrri: Më lironi nga burgu ose do vetëflijohem
Cakrri rezulton i dënuar për 2 vepra penale, me 6 vjet për vjedhje e 6 për mashtrim. U arratis ne kete fillm viti me pretendimin se po e mbanin padrejtesisht ne burg. Sot nepermjet News24 ai drejtoi nje apel per lirim
TIRANE-I arratisur nga burgu i Shën Kollit më 22 Janar, i riarrestuar më 1 Maj sot Petrit Cakrri bëri apel nga burgu 302 i Tiranës për lirim. Ai njihet ndryshe dhe si dëshmitari i vrasjes së deputetit Azem Hajdari.
Cakrri ka telefonuar sot për TvNews24 dhe ka kërkuar lirimin e tij ose përndryshe do të vetëflijohet. “Unë e kam mbaruar dënimin, po më mbanin në burg kot. Dua të lirohem, burgimi im është i padrejtë, ose përndryshe do të vetëflijohem” tregon Cakrri. Pas arratisë në fillim të këtij viti nga burgu i Shën Kollit, Cakrri rrëfeu se qëndroi në arrati jashtë shtetit për 3 muaj. Sipas tij, kthimi në atdhe ndodhi për të vetmen arsye, dëshira e tij për të rregulluar marrdhëniet që I kishin mbetur pezull me drejtësinë shqiptare. “U riktheva në shtëpi dy ditë përpara se të më arrestonte policia shqiptare. Dhe këtë veprim e bëra pasi takova një mik që më garantoi se do të mundësonte negocimin me drejtësinë, për të mbyllur dënimin tim”, u shpreh Cakrri.
Cakrri njihet si person me precedente penale. Pervecse i njohur ne cilesine e deshmitarit ne vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ai rezulton i dënuar për 2 vepra penale, me 6 vjet për vjedhje e 6 për mashtrim.
Më 1 Maj Cakrri u arrestua në një hotel në Tiranë nga policia e kryeqytetit dhe Antikrimi. Edhe në rastin e parë Cakrri telefonoi pas arratisjes në televizionin “Neës 24” ku denonconte pretendimet për mbajtjen e tij në burg edhe pasi kishte mbaruar kryerjen e dënimit. Atë kohë reagimi i Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ishte i menjëhershëm duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e të arratisurit. Cakrri rrezikon edhe pesë vjet të tjera burgim për shkak se ka shkelur ligjin duke u arratisur, ndërkohë që sipas drejtorisë së burgjeve kishte edhe një vit e katër muaj burg për të bërë.
(d.b/BalkanWeb)