E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja mafioze “Dade” godet për larje hesapesh trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste

07-01-2011 / Redaksionale

Familja e Arta Dade-Dabulla është një vatër infeksioni kriminale për shoqërinë shqiptare. Djemtë e saj Alban Dabulla dhe Besnik Dabulla janë kontigjentë të krimit të paorganizuar. I pari është pjesëtar pasiv i organizatës terroriste-komuniste “Hakmarrja për drejtësi” të drejtuar nga vëllezërit Shyti, që janë djemtë e ish-Zv/Ministrit të Brendshëm gjatë kohës së regjimit komunist Haredin Shyti. I dyti është përfshirë natën e par-mbrëmshme në një ngjarje sa mafioze aq edhe masone, në plagosjen e Nipit të Adil Çarçanit nga ana e nipit të Enverit. Dje Besnik Dabulla, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Arta Dade është vënë në pranga nga policia për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës bëri të ditur sot se zanafilla e ngjarjes ka qenë një sherr që ka nisur dje në mbrëmje vonë në lokalin që është në pronësi të Dabullës në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i plagosur rëndë për jetën, shtetasi Endrin Lufi, nipi i ish-anëtar i Byrosë politike të kohës së Hoxhës, Adil Çarçani. Lufi ishte duke darkuar dhe ne lokal ndodhej edhe Shkëlzen Hoxha, nipit të Enver Hoxhës, djalit të Ilir Hoxhës (njëkohësisht edhe djali i mbesës së Ramiz Alisë).
Sidoqoftë me sa kuptohet ende komunistët s’kanë hequr dorë për të ngrënë kokat miqve dhe shokëve të tyre. Kështu e kanë nisur gjyshërit e tyre, që pas 1941 e kështu edhe nipërit sot në 2011 vjen një ditë që asgjësojnë njëri-tjetrin. Por ky nipi Enver Hoxhës me sa duket paska marrë huqet e gjyshit, që gjithmonë dilte nga një derë e pasme. Me një llaf sherri bllokmenëve ka ndodhur në bllok aty djali i Arta Dade-Dabulla ka një lokal në  pronësi familjare. Është momenti që Arta Dade të distancohet nga gjesti, edhe pse e ka bir Besnik Dabullën. Të dorëhiqet nga posti i Sekretares së Marrëdhënieve me Jashtë sepse dy djemtë e saj janë përgjegjës për krime të rënda. Është anormale që në politikën shqiptare të mos ketë një moral të ndarë nga ajo që thua publikisht me atë që bën tinëzisht. Sepse interferenca personale dhe ajo politike kanë rëndësi dhe përgjegjësi për opinionin publik. Sepse këtë bën Arta Dade-Dabulla kur i lejon të birit të saj Alban Dabulla të dërgojë pa të keq kuti apo koli terroristëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare, apo të djali tjetër Besnik Dabulla të plagosë një qytetar, edhe pse ky është një nipi i Adil Carçanit.
Deputetja Arta Dade-Dabulla duhet të pranojë lidhjet që familja e saj gjenetike dhe politike ka me organizatat kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë, qoftë kjo në nivel miqësie personale. I kujtojmë opinionit publik se kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vendosjen e autobombës së parë në Ballkan. Kjo miqësi e shëndoshë është përgjegjëse për vdekjen e 6 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosjen e 20 të tjerëve. Mbi këtë miqësi të shëndoshë rëndojnë 10 vrasje të tjera për të cilat është dënuar nga drejtësia shqiptare me vendime të formës së prerë në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë që Arta Dade dhe djemtë e saj ndajnë trofetë e krimeve të shëmtuara të kësaj organizate. Në fillim transparenca duhet të fillojë nga vetja, nga anët e errëta që fëmijët tanë kanë dhe kanë pasur me elementë që pastaj janë shfaqur terroristë, kontrabandistë, trafikantë, vrasës, grabitës etj. Kërko transparencë, por bëj njëherë vetë transparencë në shtëpinë gjenetike dhe politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›