Kronika/Ish-bllokmenët, përplasje mafioze Te “Blloku”, terrorizohen qytetarët

Kultura e bllokut dhe bllokmenëve vazhdon të shqetësojë dhe trazojnë mbarë vendin, duke mbetur një rrezik permanent për jetën e qytetarëve. S’ka se si që, bijtë e diktatorit Enver Hoxha, dhe bashkëpunuesit të tij, Adil Çarçani, kryeministri i fundit i regjimit hoxhist, të mos kenë në gjak dhe gen, prirjen për gjakderdhje dhe ekzekutime. Të mërkurën në mbrëmje, pak para mesnatës, ka ndodhur dhe përplasja mes përfaqësuesve të familjeve ish bllokmenë dhe ish pushtetarë (të cilat vazhdojnë të ruajnë trashëgiminë e aksioneve të dhunës dhe neutralizimit) për arsye që ende s’bëhen të ditura, edhe pse konflikti është shoqëruar me tyta armësh, ku nga shkrepja e pistoletës, e cila zotërohej nga nipi i diktatorit Hoxha, Shkëlzen Hoxha, ka mbetur i plagosur rëndë Endrin Lufi, nipi i ish kryeministrit të fundit komunist, Adil Çarçani. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugicat e Ish Bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla, djalit të deputetes socialiste Arta Dade. Sipas policisë në konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar bashkë. Edrin Lufi, 34 vjeç, u plagos rëndë. Policia njoftoi se është bërë ndalimi i shtetasit Besnik Dabulla, akuzuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Edrin Lufi, 34 vjeç, djali i vajzës së Adil Çarçanit, ish- kryeministri i fundit komunist të Shqipërisë, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në bark të marrë nga një armë zjarri. I plagosuri Lufi, është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, në gjendje të rëndë për shkak të plagës së marrë në bark. Pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij ka kaluar rrezikun për jetën pas një operacioni të kryer duke i hequr plumbin. Pas ndërhyrjes së mjekëve, Edrin Lufi, është dërguar në një nga pavijonet e Spitalit Ushtarak, ku edhe është mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij sipas burimeve është jashtë rrezikut.
...