KQZ do të vendosë sot për rivotimin në 3 komuna
Por, sipas KQZ-së vendimin për mbajtjen e rivotimeve ose jo në këto komuna e merr Gjykata Kushtetuese ose ajo Supreme. Ndërkohë, edhe dy partitë kryesore politike, LDK dhe PDK ranë dakord me propozimin e KZAP-it për përsëritjen e votimeve në tri komuna, për shkak të parregullsive që u vunë re në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në të tri komunat: Prizren, Gjilan e Lipjan, konkurruan Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka mbajtur të shtunën një seancë, ku ka shqyrtuar 43 ankesa, që kanë të bëjnë me parregullsi, siç thuhet, të pretenduara, lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të mbajtur më 13 dhjetor.