E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, 50 plagosuen në një aksident hekurudhor

ZAGREB-Të paktën 50 persona u plagosën sot kur një tren u përplas me një parapetë betoni në hyrje të stacionit të trenit në Zagreb, theksuan burimet policore dhe spitalore. ''Treni që arriti në Zagreb nga Sisaku, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit kroat, nuk ndaloi në hyrje të stacionit për shkaqe që ende nuk dihen'', deklaroi për shtypin zëdhënësja e policisë, Aleksandra Ljuba. ''Treni u përplas me një parapet betoni i vendosur në traversën e shinave për të treguar vendin ku duhej të ndalonte'', sipas agjencisë zyrtare të lajmeve HINA. ''Aksidenti ndoshi në orën 04:26 GMT'', shtoi Ljuba. Ky nuk eshte aksidenti i parë i rëndë ne Kroaci. Më 24 Korrik të këtij viti në Split një tren u përmbys duke shkaktuar 6 viktima dhe shumë të plagosur. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›