Greqi, vdes manjati i medias Hristos Lambraqis
ATHINë - Manjati grek i medias, Hristos Lambraqis, botues i dy gazetave të përditshme politike greke dhe i dhjetëra revistave, vdiq nga një atak në zemër, në moshën 75-vjeçare, në një spital të Athinës. Kompania ''Lambraqis Press'' (DOL) publikonte katër gazeta, përfshirë të përditshmet ''To Vima'' dhe ''Ta Nea'', 24 revista si edhe drejtonte faqen e internetit www.in.gr. Lambraqis e filloi karrierën si gazetar në ''To Vima'', një nga gazetat e babait të tij. Në moshë të re ai mori përsipër edhe biznesin e familjes së tij. (d.b/BalkanWeb)