KQZ firmos me OSSH për zgjedhjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve firmosi dje një marrëveshje me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes për të siguruar furnizim me energji elektrike pa ndërprerje në të gjithë vendin, në 28 qershor. Pakti u firmos nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani, nënkryetarja Dëshira Subashi dhe drejtuesi i OSSH-se, Sahit Dollapi. Kreu i OSSH premtoi dhe vendosjen e gjeneratorëve të lëvizshëm ditën e zgjedhjeve, nëse nga ndonjë defekt i mundshëm apo mbingarkesa ndërpritet energjia elektrike.