KQZ gjobë 72 milionë PS-së, 45 milionë për PD-në
34 parti gjobiten nga KQZ se nuk zbatuan Kodin Zgjedhor për të kandiduar 30%
femra në listat e zyre gjatë zgjedhjeve lokale të majit. Ja lista me shumat përkatëse që duhet të paguajnë partitë
Ndonëse në publik njihet si një nga politikanët që punon më mirë me femrat sesa me meshkujt, kreu socialist Edi Rama nuk e ka zbatuar dot këtë parim të tijin edhe në Partinë Socialiste. Një gjë e tillë vihet re në listat e kandidatëve për këshilltarë të njësive vendore, ku Partia Socialiste rezulton të jetë subjekti zgjedhor që ka respektuar më pak nga çdo forcë tjetër kriterin e 30-përqindëshit të kandidateve femra. Konstatim ky që është bërë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili duket se ka vendosur më së fundi, edhe nën ndikimin e partnerëve ndërkombëtarë, të veprojë për të penalizuar me gjoba të majme të gjitha partitë politike që nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor sipas dispozitës që përcakton 30-përqindëshin e barazisë gjinore. Kështu, KQZ ka vendosur të gjobisë Partinë Socialiste me plot 72 milionë lekë të vjetra, PD-në me 45 milionë, ndërkohë që në total të gjitha partitë gjobiten në masën e 720 milionëve lekë të vjetra.
Konstatimi
Më 8 Maj 2011 u zhvilluan zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Në mbështetje të neit 67 të Kodit Zgjedhor, partitë poltike të regjistruara në KQZ, si subjekt zgjedhor regjistruan pranë KZAZ-ve dhe për Bashkinë Tiranë pranë KQZ-së, listat shumemërore të kandidatëve të tyre për çdo zonë zgjedhore. Një prej kritereve që parashikon neni 67 i Kodit Zgjedhor është dhe kriteri i gjinisë, i cili përcakton në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore një në çdo tre emra duhet t’i përkasë secilës gjini. Pas regjistrimit të listave shumemërore për çdo zonë zgjedhore, KZAZ-të depozituan në KQZ listat shumemërore dhe vendimet për regjistrimin e tyre. KQZ pas zgjedhjeve ka bërë verifikimet për 6806 lista zgjedhore të depozituara nga 54 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhje. Nga verifikimi rezultoi se vetëm Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë ka respetuar kriterin e gjinisë, ku një në çdo tre emra ishte femër. Ndërkohë që 53 parti të tjera nuk kanë respektuar kriterin e gjinisë në disa zona zgjedhore. Si rrjedhojë, KQZ, iu referua pikërisht Nenit 175 të Kodit Zgejdhor, i cili parashikon se mospërmbushja e detyrimeve të parashikuara dënohet me gjobë me 30 000 mijë lekë për çdo zonë zgjedhore. Në këto kushte KQZ ka bërë përllogaritjen sipas nenit të sipërcituar dhe ka caktuar shumën e gjobës për çdo subjekt zgjedhor dhe tabelën e vlerës së gjobave për çdo subjekt ka programuar ta votojë në datën 30 nëntor.
Gjobat
PS është subjekti zgjedhor që në zgjedhjet e 8 Majit rezulton të ketë respektuar më pak se çdo forcë tjetër politike kriterin gjinor për listat e kandidatëve për këshillat komunal dhe bashkiak. Bëhet fjalë për plot 242 njësi, ku PS rezulton të mos ketë përmbushur këtë kriter dhe për rrjedhojë, nga përllogaritja e bërë, ku për çdo njësi dënohesh me 300 mijë lekë, kjo forcë politike duhet të paguajë 7.2 milionë lekë të reja. E dyta në rradhë vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 212 njësi dhe me një vlerë gjobe prej 6.3 milionë lekë të reja. E treta renditet PBDNJ me 163 njësi shkelje dhe me vlerë gjobë 4.9 milionë lekë të reja. Më pas në radhë është Partia Demokratike me 153 njësi me shkelje dhe me një vlerë gjobe prej afër 4.6 milionë lekë të reja. Pastaj vijnë me rradhë PSD me 4.3 milionë lekë gjobë, PLL me 3.3, PDS 3.2 milionë, PDK me 2.9 etj. Në total, duke mbledhur të gjitha gjobat që kanë marrë të 53 subjektet që janë gjetur në shkelje, KQZ pritet të vjelë një shumë gjobe prej 72 milionë lekësh të reja. Kjo është hera e parë që KQZ vendos të zbatojë ligjin për këtë pikë dhe ndërmerr masa kaq drastike, të cilat për një pjesë të mirë të partive duken të papërballueshme.
Lista e partive të gjobitura
Aleanca Arbnore Kombëtare 630 000 lekë
Aleanca Demokratike 2 520 000 lekë
Aleanca Europiane Ekologjike 450 000 lekë
Partia Bashkimi Liberal Demokrat 2 850 000 lekë
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 90 000 lekë
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 2 100 000 lekë
Lëvizja Socialiste për Integrim 6 360 000 lekë
Lidhja Demokristiane Shqiptare 2 370 000 lekë
Partia Agrare Ambientaliste 2 730000 lekë
Partia Aleanca Demokristiane 720 000 lekë
Partia Aleanca e Maqedonasve 60 000 lekë
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 660 000 lekë
Partia Aleanca Popullore 660 000 lekë
Partia Ardhmëria Shqiptare 150 000 lekë
Partia Balli Kombëtar 2 640 000 lekë
Partia Balli Kombëtar Demokrat 1 350 000 lekë
Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar 720 000 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 4 890 000 lekë
Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 360 000 lekë
Partia Demokracia e Re Europiane 420 000 lekë
Partia Demokracia Sociale 3 240 000 lekë
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 30 000 lekë
Partia Demokratike 4 590 000 lekë
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman 60 000 lekë
Partia Demokristiane 2 910 000 lekë
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 1 650 000 lekë
Partia e Çështjeve Shqiptare 90 000 lekë
Partia e Gjelbër 960 000 lekë
Partia e Pajtimit Kombëtar 90 000 lekë
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar 690 000 lekë
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 780 000 lekë.
Partia e Unitetit Kombëtar 570 000 lekë
Partia G 99 1 350 000 lekë
Partia Komuniste 1 260 000 lekë
Partia Konservatore 300 000 lekë
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 30 000 lekë
Partia Lëvizja e Legalitetit 3 300 000 lekë
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 60 000 lekë
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare 840 000 lekë
Partia Mendimi i Djathtë Liberal 90 000 lekë
Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 180 000 lekë
Partia Ora e Shqipërisë 240 000 lekë
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 120 000 lekë
Partia për Mbrojtjene të Drejtave të Punëtorëve 120 000 lekë
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 30 000 lekë
Partia Reformatore Demokratike 240 000 lekë
Partinë Republikane Shqiptare 780 000 lekë
Partia Rruga e Lirisë 240000 lekë
Partia Socialdemokrate 4 350 000 lekë
Partia Socialiste e Moderuar 660 000 lekë
Partia Socialiste e Shqipërisë 7 260 000 lekë
Partia Socialiste e Vërtetë 912 250 000 lekë
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë 120 000 lekë