E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ gjobit kryetarin e majte te minibashkise

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti dje kryetarin e minibashkise Nr. 9 njekohesisht edhe kandidat i opozites per nje tjeter mandat tjeter me argumentimin se ka zhvendosur ne menyre te padrejte qendrat e votimit me qellim manipulimin me listat dhe corientimin e votuesve diten e zgjedhesve. Kodi ne keto raste parashikon nje gjobe nga 30 deri ne 90 mije leke por pavaresisht kesaj me propozim te anetarit Klement Zguri KQZ vendosi qe te gjobise vetem me 3 mije leke te reja kryetarin e kesaj njesie.

Ne KQZ ishin depozituar dy ankesa ne adrese te Halebit nga KZAZ 53 dhe PD per caktim ne menyre te paligjshme te dy qendrave te votimit te cilat sipas demokrateve rrezikonin qe te linin pa votuar rreth 2000 zgjedhes ne Uzinen Dinamo. Njeriu pergjegjes per kete gje ka dhe interesa direkte ne kete histori sepse eshte kandidat per kryetar te minibashkise. Jemi perpara nje lodre politike.

Shkelje te tilla te kryera me synime te pastra antiligjore une mendoj qe jo vetem nuk duhet te lejohen por duhet me gjithe forcen e ligjit te penalizohen tha Ristani. Por vendimi u kundershtua nga tre anetaret e majte ne kete institucion te cilet akuzuan se KQZ po tejkalon kompetencat. Sipas tyre institucioni qe merret me administrimin e zgjedhjeve nuk ka tager te nderhyje. Sipas anetareve te majte KQZ duhet te beje padi ne prokurori dhe te lere drejtesine te kryeje punen e saj. Mes debateve te ashpra KQZ vendosi qe te riktheje qendrat e votimit ne ambientet e perdorura ne 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›