E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merreni dhe cojeni ne Tirane kete shtatore...

Lami eshte pertej tmerrit sa nuk mesohesh dot me te. Bardhosh Myrtaj njezet e dy vjec djali i te ndjerit Faik Myrtaj njeri prej kater te vrareve nga Garda e Republikes ne demonstraten e 21 janarit ne Tirane vendosi ti jepte fund jetes me nje plumb pistolete ne koke. Gazetat shkruajne si doli nga shtepia e tij ne fshatin Kreshpan te Fierit si i hipi motorit si u ngjit ne vendin e quajtur Antenat. Atje u ndal.

Ndoshta ia kishte vene syrin me pare atij vendi. Ndoshta po e bluante prej disa ditesh idene e vetevrasjes. Ndoshta ishte perkundur midis shpreses dhe deshperimit duke pritur enderruar e deshiruar qe shpresa te fitonte terren mbi deshperimin.

Nuk mund ta dime prej ketu cfare ka ndodhur ne shpirtin e tij. Keto dilema nese kane ekzistuar Bardhoshi i mori me vete. Por dime nje gje. Dime se kur zbardhi 11 prilli tetedhjete dite pas vrasjes se te atit ne Tirane shpresa e tij nuk jepte me shenja jete.

Deshperimi e kishte mposhtur. Perfundimisht. U ngjit me motor tek Antenat dhe prej atje e njoftoj vetevrasjen e tij ne menyren me tronditese qe mund te imagjinohet pa e zene ne goje duke lene per njerin prej kusherinjve adresen e motorit sikur po nisej ne emigracion sic niseshin djemte e rinj ne fillim te viteve nentedhjete nga mali dhe nga deti duke lene ndonje shenje apo porosi te fundit per te afermit para se te hidheshin ne aventuren e arratise qe nuk dihej kurre si mund te perfundonte.

Shko merr motorin tek Antenat. Domethene eja me merr te vdekur. Te duket se para se te ndahej nga kjo jete apo para se te nisej per tu bashkuar me te atin ne perjetesi ky djale 22-vjecar nuk ka dashur ti jape vleren e lajmit asaj qe po bente. Ka qene kaq i kthjellet i vetedijshem dhe fisnik sa te mos behej patetik ne finalen dramatike te jetes se tij shume te shkurter. Shko merr motorin Me ngre mornica kjo shprehje me duket se kjo eshte tani formula e njoftimit te mandatave. Por eshte sigurisht nga ato shprehjet qe ne letersi i quajme eufemizma.

Nuk ka fjale per te treguar vetevrasjen e Bardhosh Myrtaj arratisjen e tij ne mergimin e pakthyeshem.
Historia e tij tragjike te fton me lehtesi per te bere lloj-lloj arsyetimesh akuzash anatemash e blasfemish kunder qeverise kunder partive kunder drejtesise kunder diplomacise kunder perendise kunder braktisjes kunder vetmise se njeriut dhe sidomos kunder vetmise se te riut ne nje bote gjithnje e me cinike gjithnje e me egoiste gjithnje e me pak solidare me njerezit ne nevoje ne drame apo ne fatkeqesi.

Trupi i tij pa jete te fton te ngrihesh kunder vete aktit te vetevrasjes sepse pavaresisht rrethanave shpjegimeve dhe justifikimeve qe mund te jepen askush nuk e miraton ate qe ai beri te gjithe jane te prirur ta quajne gabim ate qe ai beri te gjithe do te donin te qendronte per te dashurit e tij per te ardhmen e tij... Por keto nuk kane me vlere. Ne mund ti themi. Sna kushton asgje ti themi. Bardhoshi nuk na korrigjon dhe nuk na kundershton per asgje nga amshimi.

Por ka dicka tjeter qe na kornizon e duhet te na kornizoje kur flasim per kete ngjarje. shte sensi i se vertetes dhe jehona shoqerore e kesaj tragjedie...

shte e rende te humbesh babane apo nje te afert te shpirtit. Dhe akoma me e rende eshte kur ta vrasin sikur po ta vjedhin me armet e Gardes qe nga dritaret e kryeministrise mu ne bulevardin e madh pa i pasur borxh askujt sic ka ndodhur me 21 janar me babane e Bardhoshit Faikun dhe me tre te vraret e tjere ne demonstraten opozitare te asaj dite.

Dhimbja dhe revolta e te afermeve te ketyre viktimave qe jane deshmore ne altarin e lirive pavaresisht se askush pervec ndonje gazete nuk i ka shpallur te tille ka qene dhe mbetet shume e madhe. Te gjithe te afermit e tyre luftojne te dalin nga rrethimi i zise jo vetem ne emer te kujtimit te te vrareve dhe nevojes per te bere drejtesi por edhe se kjo eshte njerezore ne fund te fundit.

Bardhoshi nuk ia doli ne kete perpjekje. Mendoj se nuk e mundi vrasja por rivrasja e te atit.
Rivrasja me fjalet poshteruese qe kane perdorur pushtetaret e ketij vendi kunder demonstruesve dhe kunder te vrareve sikur ata nuk i solli ne proteste halli i tyre revolta e tyre dhe vetedija e tyre per gjendjen e rende por budallalleku zarfet me leke e te tjera sajesa te tjera te felliqura te kesaj natyre qe nuk ti ze goja ti thuash.

Rivrasja me perpjekjen e madhe politike diplomatike dhe mediatike qe do te mbahet mend gjate si nje histori turpi ne kete vend per te vene ne nje plan guret qe hodhen disa demonstrues kunder policeve me plumbat vdekjeprures qe shtine gardistet kunder popullit.

Rivrasja me shpikjen e qellimshme nga kryeministri Berisha te te ashtuquajturit grusht shteti te opozites qe kishte per qellim te justifikonte perdorimin e palejueshem ne demokraci te plumbave te vertete kunder turmes dhe trajtimin si mish per top te atyre qe u vrane.

Rivrasja me mungesen e cdo ndjese nga ndonje autoritet shteteror per jetet e shuara te kater shtetasve familjare dhe baballare qe te kater.

Rivrasja me shperthimin ne televizione dhe ne tribuna elektorale te buzeqeshjeve te reja te endrrave te reja politike te mburrjeve dhe perbetimeve te reja te atyre qe urdheruan te hapej zjarr kunder qytetareve te thjeshte.

Rivrasja me heshtjen dhe harresen qe po bie si dalengadale si nje nate e erret mbi ata nuk u kthyen me.

Dhe kryesorja rivrasja me zvarritjen e hetimeve dhe zbardhjen e krimit nga Prokuroria.
Ka tension ne te gjitha familjet e te vrareve per kete zvarritje. E kam konstatuar ne Lezhe ne familjen e te ndjerit Aleks Nika. Natyrisht zvarritjet e prokurorise nuk jane kurrsesi nje shkak per tu dorezuar. Por nuk mbajne te gjithe njerezit njelloj ndodh qe shpresa te kapitulloje perballe nje morie pengesash qe kombinohen si nje mal i pakalueshem.
Ndodh qe zinxhiri te keputet ne hallken me te brishte. Dhe ne nuk kemi cti bejme natyres njerezore.

Me thane se dje nuk ishin lejuar gazetare ne varrimin e Bardhoshit. Me thane se familjaret dhe te afermit jane mbyllur ne tragjedine e pakufishme. Na kane perjashtuar te gjitheve dhe me te drejte sepse ne te gjithe ne nje menyre a ne nje tjeter me dashje a pa dashje ia lame Bardhoshin vetmise e lame viktime te arrogances qeveritare dhe burokracise shteterore kur duhej te ishim me shume se kurre afer tij. Po mendoja A ka rini Me vinte nga brenda nje thirrje si ajo e Migjenit merreni dhe cojeni ne Tirane kete shtatore.

Dergojeni para kryeministrise ku moren jete pistat fiktive te krimeve inekzistente vetem e vetem qe te shumohej pista e krimit te vetem te 21 janarit-vrasja e qytetareve dergojeni para prokurorise ku zakonet komplekset a kush djalli e merr vesh cfare godasin padurimin e te demtuarve per drejtesi vonojne dhenien e pergjigjeve per vrasjet politike qe kane ndodhur ne drite te diellit dhe per vjedhjet qeveritare qe jane regjistruar me ze dhe figure.

Me respektin e nevojshem kalojeni shtatoren e Bardhoshit te gjore edhe para te keqkuptuarit ambasador te SHBA-ve shkelqesise se tij zotit Aleksander Arvziu qe ne metimin e tij per te ulur tensionet i vizitoi te gjithe dhe madje edhe i aludoi te gjithe
Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshem gardistet dhe policet por jo familjaret e te vrareve duke kontribuar fale mosorientimit ne terrenin hileqar te qeverise shqiptare ne zvogelimin dhe relativizmin e vrasjeve.

Nuk do te ndodhe Nuk do te kete shtatore qe do te shkoje ne Tirane. Bardhoshi po pushon ne dhe . Por fantazma e tij pa lejen time dhe pa lejen e askujt nuk do te pushoje se enduri ne veshtrimin e publikut qe prt drejtesi per 21 janarin. Sikurse besoj nuk do te pushoje se trokituri ne ndergjegjen e gjithe atyre qe jo vetem ia vonuan por edhe ia mohuan pergjigjen per vrasjen e te atit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›