Sigurimet shendetesore rritje deri ne 7,9 per qind
Kontributet shendetesore do te rriten deri ne 7,9 per qind, nga 3,4 qe jane deri tani. Ne komisionin parlamentar, duke raportuar per punen e bere dhe reformat per 2008, ministri i Shendetesise theksoi se do te liberalizohet edhe tregu i sigurimeve shendetesore. Projektligji eshte duke u hartuar, nderkohe qe do te jete diskutimi ne Komisionin e Shendetesise dhe kalimi ne parlament per te miratuar keto ndryshime. "Aktualisht jemi duke punuar per projektligjin e sigurimeve shendetesore, te cilat do te pesojne nje rritje deri ne 7,9 per qind. Po keshtu, gjate vitit 2008 do te behet e mundur edhe liberalizimi i skemes se sigurimeve shendetesore", u shpreh dje ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, ky liberalizim do te sjelle mundesine e sigurimit shendetesor edhe ne kompanite private. Ky lloj sigurimi do te perfshije edhe spitalet private, te cilet do te ofrojne sherbimet te pacientet duke u bazuar ne sigurimin qe ata kane kryer. Aktualisht, skema e sigurimeve shendetesore funksionon ne menyre ku vetem 1,7 per qind paguhet nga individi dhe 1,7 nga punedhenesi. Nderkohe qe, kontributi per te vetepunesuarit ne qytet eshte 7 per qind e pages minimale, ndersa te vetepunesuarit ne fshat paguajne 3 per qind ne zonat kodrinore dhe malore dhe 5 per qind zonat fushore.