KQZ-ja, apel partive politike për konsensus politik
Ristani: “Këto zgjedhje do të shënojnë fundin e tranzicionit”. KQZ-ja angazhohet për të mos përsëritur shprehjen “një tjetër shans i humbur”
Luis Tanushi
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, u bëri apel partive politike që do të konkurrojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit që të bëjnë një fushatë të qetë. Apeli i kreut të KQZ-së vjen një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore dje nga PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja. Ai u kërkoi subjekteve politike respektimin e Kodit Zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore. Ristani deklaroi se procesi zgjedhor duhet të jetë i pakontestueshëm. Kreu i KQZ-së shprehu angazhimin maksimal të Komisionit që drejton për një proces të rregullt zgjedhor. Sipas tij, këto zgjedhje duhet të shënojnë fundin e tranzicionit.
Apeli
Arben Ristani uroi që partitë në fund të procesit zgjedhor të mos e kontestojnë atë. “Uroj që procesi të jetë i pa kontestueshëm, ku të mos përmendet fjala që zgjedhjet ishin një shans i humbur”, - tha kreu i institucionit të administrimit të zgjedhjeve. Ai u shpreh se KQZ-ja është e angazhuar për proces të rregullt zgjedhor ndaj kërkoi nga partitë politike që edhe këto të zbatojnë Kodin Zgjedhor gjatë fushatës elektorale. Ristani deklaroi se Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s dhe njëkohësisht kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, duhet t’i japë fund tranzicionit. "Shpresojmë që me këto zgjedhje Shqipëria, tani si një vend anëtar i NATO-s, t’i japë fund tranzicionit", - u shpreh Arben Ristani. Duke komentuar hapjen e fushatës dje nga partitë politike që do të konkurrojnë për zgjedhjet parlamentare, Ristani u kërkoi atyre që të zhvillojnë një fushatë të qetë zgjedhore. “Fushata të mbyllet, ashtu si nisi, me festë”, - theksoi kreu i KQZ-së. Kreu i KQZ-së u uroi partive politike një fushatë të mbarë dhe të karakterizuar nga konsensusi. Në Nenin 78 të Kodit Zgjedhor përcaktohen detyrimet dhe të drejtat që partitë politike kanë. Gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme. Partive politike u garantohet gjatë fushatës zgjedhore publikimi i materialeve të tyre propagandistike, pjesëmarrja në debate televizive si dhe transmetimi i spoteve të tyre elektorale. Kodi Zgjedhor ndalon zhvillimin e fushatës zgjedhore në institucionet publike. Ndërkaq, çdo subjekt dhe parti politike, me fillimin e fushatës, ka të drejtë të vendosë materialet e saj propagandistike. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore.
Rastet
KQZ-ja ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm për angazhimin e partive politike për të arritur standardet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Disa herë u shty regjistrimi i listave shumemërore të subjekteve politike për shkak të mosplotësimit të detyrimeve që përcakton Kodi. Një prej partive politike që iu shty regjistrimi i listës ishte edhe Partia Socialiste. Shkak i vonesës ishte mospërmbushja e detyrimeve që u përcakton Kodi partive politike. Këto parti nuk kishin plotësuar kuotën 30% të grave që është e detyrueshme. Shqetësim tjetër i KQZ-së me partitë politike ka të bëjë edhe krerët e njësive vendore, të cilët nuk i kanë dorëzuar ende listat e zgjedhësve. Mbi 77 kryetarë komunash u gjobitën nga KQZ, pak kohë më parë, ndërkohë që tre të tjerë kanë kaluar për kallëzim penal. Ndërkohë, shqetësim për zgjedhjet parlamentare mbetet pajisja e qytetarëve me karta identiteti. Ende në Shqipëri kanë mbetur pa u pajisur me karta identiteti rreth 300 mijë zgjedhës. Këto probleme u reflektuan edhe në raportin e fundit të misionit të ODIHR-it. “Ekziston një mungesë besimi mes partive përsa i përket administrimit të rregullt të procesit zgjedhor”, - thuhet në raport. Aty theksohet se partitë kanë shprehur frikën e parregullsive veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave. Sipas raportit, dy partitë e mëdha vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion. Ndërsa çështja më shqetësuese, veçanërisht për partitë e koalicionit opozitar, mbetet çështja e kartave të identitetit.
30 Maj 2009