Raporti i USAID-it: “Vizion PRaporti i USAID-it: “Vizion Plus, televizioni më i balancuar në fushatë”lus, televizioni më i balancuar në fushatë”
Vizion Plusi është televizioni i vetëm që ka mbuluar në mënyrë të barabartë të gjitha koalicionet dhe partitë politike në këtë prag fushate zgjedhore. Raporti ka dalë pas një monitorimi që i është bërë medias për pasqyrimin e fushatës elektorale, një projekt ky i realizuar nga USAID-i. Në analizë janë marrë edicionet e lajmeve në 6 televizionet kryesore në vend, si dhe 4 gazetat më të mëdha. Rezultatet e monitorimit dalin mbi bazën e analizës së kohës së transmetimit dhe përmbajtjes së lajmit. Raporti thotë se TV Klan dhe Televizioni Publik Shqiptar u kanë dhënë më shumë kohë Partisë Demokratike dhe aleatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”. Ndërsa Top Channel, TV Koha dhe News 24 kanë dhënë më shumë minuta televizive për Partinë Socialiste dhe aleatët e saj, “Bashkimi për ndryshim”. Qartësisht në raport thuhet se Vizion Plusi u ka ofruar kohë të barabartë të gjitha kaheve politike. Agjencia monitoruese thotë se partive të vogla u është dhënë pas ose aspak kohë mbulimi. Raportet e tjera do të botohen në mënyrë javore përgjatë periudhës zgjedhore. Në periudhën zgjedhore televizionet janë të detyruara të ruajnë kohë dhe mbulim të barabartë dhe të pavarur përsa i përket fushatës së forcave politike. Po dje, Bordi i Monitorimit të Medias, i krijuar nga KQZ-ja, ka miratuar listën e televizioneve dhe radiove që do të monitorohen gjatë fushatës. Orari i monitorimit të mediave do të jetë nga ora 12:00 deri në orën 01:00, orë kur shënohen edicionet e fundit informative në televizione dhe radio. Në raste të veçanta do të monitorohen dhe orare në orët e para të mëngjesit dhe paradites.
30 Maj 2009