KQZ-ja instalon 426 kamerat e monitorimit të procesit
22/06/2009 Në 66 VNV ka nga një kamerë për tavolinë dhe një qendrore
Çdo fletë votimi do të regjistrohet nga kamera për 4 sekonda
KQZ-ja ka përfunduar instalimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre, të monitorimit të procesit të numërimit të votave në 66 vendet e numërimit të votave. Burime zyrtare deklarojnë se aktualisht po punohet për kontrollimin e secilës, për të qenë gati për të monitoruar procesin e numërimit të votave. Përdorimi i kamerave në procesin zgjedhor aplikohet për herë të parë në vendin tonë, me qellim që të garantohet një proces i rregullt dhe transparent zgjedhor. Shqipëria është i vetmi vend në botë që përdor një metodë të tillë monitorimi të procesit, duke qenë se besueshmëria e palëve apo aktorëve politikë në proces është i ulët. Sipas Kodit Zgjedhor, kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Regjistrimi ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore. KQZ-ja, kur është e mundur edhe KZAZ-ja, duhet të riprodhojë kopje të tyre dhe t’i vërë në dispozicion të subjekteve zgjedhore kundrejt pagesës së një tarife që mbulon koston e riprodhimit.
Statistika
Në territorin e Republikës së Shqipërisë janë krijuar 66 vende të numërimit të votave. Secila prej tyre do të ketë nga 5 deri në 10 tavolina numërimi. Rrjedhimit çdo vend i numërimit të votave do të ketë nga 5 deri në 10 grupe të numërimit të votave. Në çdo tavolinë numërimi është instaluar një kamerë për tregimin e fletës së votimit. Në çdo vend të numërimit të votave është instaluar një kamerë qendrore, që vëzhgon 360 gradë sipërfaqe të VNV-së. Në 66 vendet e numërimit të votave janë vendosur gjithsej 360 tavolina numërimi. Ndërkohë 12 monitorë janë instaluar në ambientet e KQZ-së për të monitoruar procesin në të gjitha VNV-të.