Topalli: “Më 26 qershor mitingu i fitores në Tiranë”
22/06/2009 Kryetarja e Kuvendit takim me banorë të Velipojës
Shmang akuzat për aleatët, fokusohet tek turizmi dhe industria
Kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar dje një takim masiv në qytetin bregdetar të Velipojës. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, megjithëse me pjesëmarrje jo të zakonshme, Kryetarja e Kuvendit i ka zbutur tonet e disa ditëve më parë, kur ndërmori një sulme ndaj partive të vogla, jo vetëm jashtë koalicionit, por edhe brenda tij. Gjatë takimit, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Topalli preferoi të fliste më shumë për investimet që do të bëhen në katër vjetët e ardhshëm, duke u ndalur në dy aspekte: turizmin dhe “revolucionin industrial”, siç preferoi ajo t’i quante investimet në industri. “Shqipëria pati këta katër vjet bumin më të madh turistik në rajon. Në vitin 2008 ne pritëm 2.7 milionë turistë nga vetëm 300 mijë që ishin në vitin 2004. Kjo u bë e mundur edhe falë investimeve prej rreth 700 milionë dollarë në zonat turistike bregdetare, në rrugë, ujësjellës e kanalizimi, spitale, rrjete energjetike e porte. Në katër vjetët e ardhshëm Shqipëria turistike do të dyfishojë vizitorët e saj. Do të përfundojë tërësisht infrastruktura rrugore, aeroportet, portet, do të ndërtohen resorte turistike. Do të shtrihet rrjeti rrugor drejt zonave turistike malore për ta bërë Velipojën dhe gjithë Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për turizmin. Thethi, Boga, Drini, liqeni i Shkodrës janë vende të mrekullueshme, ku do të shumëfishohen investimet, për t’i kthyer në destinacione kryesore turistike. Pas revolucionit fiskal, në mandatin e dytë do të kemi një revolucion industrial, që do të thotë një ekonomi e fortë, një ekonomi solide, mundësi e madhe punësimi për 160 mijë shqiptarë. Më 26 qershor ju ftoj të gjithëve në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të festuar fitoren”, - tha Topalli.
Akuzat
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka përqendruar fushatën e saj kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku vetëm disa ditë më parë lëshoi akuza të rënda në drejtim të partive të vogla të djathta, jo vetëm jashtë koalicionit, por edhe brenda tij. Si për ironi të fatit, vetëm një ditë më pas do të vritej kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe Aleks Keka, gjë që e përfshiu indirekt Kryetaren e Kuvendit në akuza. Ajo asnjëherë nuk u shpreh nëse këto akuza i kishte nga vetja apo ishte vendim politik i PD-së për një luftë ndaj aleatëve dhe partive të tjera jashtë koalicionit.