KQZ-ja me 7 anëtarë, miratohet formula
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë me 7 anëtarë. Formula e propozuar nga ekspertët e grupit të punës është zyrtarizuar në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Formula 6+1 u miratua me konsensusin e dy partive të mëdha, edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim ka kundërshtuar ashpër këtë variant dhe madje, vetëm dy ditë më parë, ka propozuar amendamente të reja. Varianti i ri u kundërshtua dhe nga partitë e tjera të vogla. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, tha pas përfundimit të mbledhjes se “u vendos përfundimisht që formula e përbërjes së KQZ-së të jetë me shtatë anëtarë, nga nëntë anëtarë që ka qenë deri më tani, ashtu sikurse ishte përcaktuar edhe në draftin e ekspertëve”. Ndërkohë që me miratimin e formulës së KQZ-së, tashmë mbetet për t u detajuar vetëm mënyra e procedimit në rast ankimimi për sanksionet gjatë proceseve zgjedhore. Pritet që shumë shpejt ekspertët të paraqesin propozimet dhe për këtë pikë.
Formula e re
Sipas formulës së miratuar dje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, në kodin e ri elektoral parashikohet që KQZ-ja të përbëhet nga 7 anëtarë, jo 9 anëtarë. Mandati i çdo anëtari të KQZ-së nga 7-vjeçar do të bëhet 4-vjeçar. Anëtarët e KQZ-së do të zgjidhen nga vetë Parlamenti. Kryetari i KQZ-së zgjidhet në Kuvend me një procedurë të veçantë nga anëtarët e tjerë dhe do t i përkasë mazhorancës, ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t i përkasë opozitës. PD dhe PS do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar drejtpërsëdrejti prej tyre. Dy anëtarët e tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, përkatësisht, njëri nga pala e opozitës dhe tjetri nga mazhoranca. Kjo formulë është kundërshtuar nga partitë e vogla. Lëvizja Socialiste për Integrim kishte paraqitur në komision disa amendime lidhur me institucionin zgjedhor, por këto nuk u pranuan. “Në marrëveshje me njëra-tjetrën, PS dhe PD vendosën të rrëzojnë amendamentet e LSI-së. Gjithsesi, ne nuk do tërhiqemi”, - tha deputeti i kësaj partie, Spartak Braho. Komisioni i posaçëm pritet që brenda kësaj jave të përfundojë miratimin e ligjit të ri për zgjedhjet, të cilin më pas do t ia përcjellë komisionit parlamentar të Ligjeve, para kalimit në seancën plenare në Kuvend. Ndërkohë, dy ditë më parë janë miratuar nenet që kanë të bëjnë me kompetencat e KQZ-së, komisionet e nivelit të dytë dhe komisionet e qendrave të votimit. U miratuan gjithashtu me konsensusin e të gjitha partive politike në Komision, edhe procedurat që do të ndiqen nga grupet e numërimit të votave, si dhe procedurat e plotësimit të tabelave përkatëse dhe shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Komisioni diskutoi dhe miratoi edhe dispozitat ligjore në lidhje me ndarjen e mandateve të Kuvendit dhe procedurën për ndarjen e mandateve brenda një koalicioni zgjedhor që merr pjesë në zgjedhjet vendore apo të përgjithshme, ku numri i mandateve për 12 zonat zgjedhore do të përcaktohet në bazë të numrit të shtetasve shqiptarë, pjesëtuar me numrin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008