Meta me 10 deputetë futen në grevë urie
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Neni 12, 14, 28, dhe 35 i bëjnë strukturat zgjedhore plotësisht të dominueshme dhe të kontrollueshme vetëm nga aleanca PS-PD. Edhe neni për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit monopolizohet përsëri vetëm nga PS-PD. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për ndalimin e kësaj masakre antidemokratike dhe për të garantuar gjithëpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve”
Partitë e vogla përshkallëzojnë reagimin e tyre kundër Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Kodin e ri Zgjedhor. Dhjetë deputetë, kryesisht të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaruan dje se kanë vendosur të futen në grevë urie. Ngujimi i planifikuar që nis të hënën, vjen si një reagim demonstrativ ndaj kalimit nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste e reformës që synon një Kod të ri Zgjedhor. Deputetët që kanë vendosur të futen në grevë urie janë Ilir Meta, Kryetar i LSI-së dhe deputetët e kësaj partie Ndre Legisi, Dritan Prifti, Pëllumb Xhufi dhe Spartak Braho si dhe Nard Ndoka, Kryetar i një prej dy fraksioneve të PDK, Spartak Ngjela, Petro Koçi, Kryetar i PS 91, Luan Memushi, Paskal Milo i PDS-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së. Ata i janë drejtuar dje me një letër Presidentit të Republikës, ku i shprehin ankesat, e informojnë për hapat që po ndërmarrin dhe i kërkojnë të ndërhyjë në këtë situatë.
Letra
“Ne, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarë partish politike të një spektri të gjerë, jemi thellësisht të shqetësuar se ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008, të hartuara dhe miratuara me shpejtësi nga dy partitë politike, PS dhe PD, shtrembëruan sensin e demokracisë dhe konstitucionalizmit në Shqipëri, duke reduktuar kontrollin parlamentar mbi Qeverinë, shfuqizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt kushtetues, ndryshuar formën e cilësuar të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, dje fuqizuan pushtetin e Kryeministrit, për të dominuar mbi pushtetet e tjera”, - thuhet në letrën e deputetëve drejtuar Topit. Aty shkruhet më tej se dje, Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në frymën e dhunshme të ndryshimeve kushtetuese, paraqiti variantin përfundimtar të Kodit Zgjedhor, i cili hapur përjashton nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese dhe janë aktualisht e vetmja opozitë kundër marrëveshjes së Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tyre, varianti i ri i Kodit Zgjedhor, i paraqitur nga PS dhe PD, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Të dyja partitë synojnë që me anë të një mazhorance parlamentare të likujdojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri, dhe të mos lejojnë në administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkurruese politike që të mund të rrezikojë pushtetin e tyre. “Në funksion të këtij synimi, Kodi i ri Zgjedhor, është ndërtuar i gjithi me një karakter politik, duke shprehur në mënyrë eksplicite pjesëmarrjen e ngushtë të vetëm dy faktorëve partiakë në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, - thuhet më tej në letër. Duke e konsideruar këtë çështje si më të rëndësishmen për demokracinë shqiptare, ata kërkojnë ndërhyrjen e Kreut të Shtetit. Në letrën e firmosur nga Meta, Legisi, Xhufi, Braho, Prifti, Ndoka, Koçi, Ngjela, Memushi, Milo dhe Shehi thuhet gjithashtu se askush nuk mund të paragjykojë zgjedhjet në funksion të pushtetit individual, çka realisht po bëjnë PS dhe PD. “Konkretisht, neni 12 dhe 14 i projektit që flet për KQZ e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 28, që flet për përbërjen e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 35, që flet për komisionet e qendrave të votimit i bën këto përsëri plotësisht të dominueshme dhe të kontrollueshme vetëm nga aleanca PS-PD. Edhe neni për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit monopolizohet përsëri vetëm nga PS-PD. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për ndalimin e kësaj masakre antidemokratike dhe garantuar gjithëpërfshirje në procesin e administrimit të zgjedhjeve”, - shkruhet më tej në letër. Ata informojnë gjithashtu se “në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri”.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008