“Gratë për gratë” :Topalli ndalon në Lundër
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar edhe dje fushatën e saj sensibilizuese në mbrojtje të shëndetit të gruas e nënës. Këtë herë ndalesa e radhës ka qenë fshati Lundër në Tiranë. Topalli, e shoqëruar nga drejtues lokalë, mjekë dhe drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë, e përqendroi fushatën për luftën kundër tumorit në gji dhe në qafën e mitrës, duke shënuar kështu, një fazë të re të turit “Gratë për gratë”. “Turi "Gratë për gratë" nuk është vetëm për qytetet, por është një mesazh për çdo zonjë, grua, vajzë, studente dhe, nuk mund të mungojë në fshatra dhe komuna të ndryshme. Për një arsye prania jonë sot është shumë njerëzore, shumë e thjeshtë dhe po aq e vërtetë. Sot ne flasim për jetën, flasim për shëndetin, flasim për fëmijët, prindërit, për nënat e tyre.
Dhe gjë më të shtrenjtë për fëmijët se nëna, nuk ka”, - tha ajo. Kryeparlamentarja pohoi se dhe ajo mbështet këtë fushatë në emër të jetës dhe familjes dhe u bën thirrje të gjitha grave për më shumë kujdes për veten. Topalli përmendi faktin se deri tani janë kryer 12 mijë mamografi në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Shkodër, Tiranë, Vlorë e Durrës. “Është një numër relativisht i madh për kohën që flitet, kur ka filluar puna, por është një numër shumë i vogël, sepse gratë duhet të shkojnë të kontrollohen, në numër më të madh, në kohë të përcaktuar periodike. Unë ju falënderoj dhe e vlerësoj përparësinë që ju si komunitet, i jepni mbrojtjes së shëndetit të grave ,- u shpreh në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008