E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja miraton listat shumemërore të 14 partive politike



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listat shumemërore të 14 partive politike. Miratimi i listave shumemërore të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit vjen pas kthimit që KQZ-ja u bëri tri ditë më parë listave të këtyre subjekteve. Kthimi i listave të kandidatëve për deputetë të partive politike u bë për shkak të problemeve me dokumentacionin. Një pjesë e partive politike kishin dorëzuar mjete identifikimi të kandidatëve të tyre që u kishte kaluar afati ose partitë nuk kishin plotësuar kuotën 30% të grave, që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor. Një prej partive politike që iu kthye lista ishte edhe Partia Socialiste. Drejtoresha e Drejtorisë Juridike të KQZ-së deklaroi se dokumentacioni që partitë politike kanë ridërguar është në përputhje me ligjin. Afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për plotësimet në dokumentacionin e kandidimit nga ana e partive politike ishte ora 19:30 e ditës së djeshme. Nga 36 subjekte zgjedhore të regjistruara në Komision deri sot janë pranuar listat e kandidatëve për 28 prej tyre. Sot KQZ-ja do të miratojë edhe listën e shtatë partive politike.
Partitë politike që iu miratuan listat shumemërore:
1. Partia Aleanca Demokratike
2. Partia Toleranca e Re
3. G99
4. Partia Socialdemokrate
5. Partia Balli Kombëtar
6. Partia Ligj dhe Drejtësi
7. Partia Republikane
8. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
9. Partia Socialiste e Vërtetë '91
10. Partia Forca Albania
11. Partia Bashkimi Liberal Demokrat
12. Partia e të Drejtave të Mohuara
13. Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
14. Partia Aleanca e Re

28 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›