Procesi i numërimit të votave në rrezik, nuk ka vende për vendosjen e kamerave
Të shtunën nis montimi i kamerave që do të monitorojnë zgjedhjet. Në disa qarqe nuk gjenden mjedise të përshtatshme për numërimin e votave
Luis Tanushi
Procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e 28 qershorit mund të konsiderohet në rrezik. Shkak për këtë janë bërë vonesat në përcaktimin e vendeve të numërimit të votave, vende ku do të vendosen kamerat, me anë të të cilave do të bëhet monitorimi i numërimit të votave. Vonesa e përcaktimit të mjediseve të votimit ka ardhur si pasojë e prefektëve të disa qarqeve, të cilët nuk i kanë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të mjediseve. Socialistët akuzojnë prefektët se kanë shkelur ligjin në lidhje me përcaktimin e VNV-ve. Madje ata kanë kërkuar edhe ndjekjen e tyre penale.
Montimi
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit procesi i numërimit të votave do të jetë i monitoruar nga një sistem kamerash. Por edhe pse montimi i tyre është parashikuar që të nisë ditën e shtunë, në disa qendra të numërimit të votave ky proces rrezikon që të shtyhet. Montimi i sistemit të kamerave që do të monitorojë ditën e zgjedhjeve mund të shtyhet për shkak të mospërcaktimit të plotë të të gjitha vendeve të numërimit të votave. Përcaktimi i vendeve të numërimit të votave është bërë në pjesën më të madhe të vendit, por në disa zona, si në Tiranë apo në qarkun e Vlorës ende nuk ka mbaruar. Krerët e këtyre qarqeve nuk i kanë paraqitur KQZ-së objekte që përmbajnë hapësira të nevojshme për këtë proces. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar që për zonat zgjedhore që kanë më pak se 79 qendra votimi, sipërfaqja e objektit që do të përdoret për numërimin e votave duhet të ketë sipërfaqe mbi 200 metra katrorë. Ndërsa zonat zgjedhore që kanë mbi 79 qendra votimi duhet të kenë sipërfaqe mbi 200 metra katrorë. Në disa vende, siç është rasti i Sarandës, për shkak se prefekti i Vlorës kishte dërguar emrin e një objekti me sipërfaqe 190 metra katrorë, rrezikohet që kamerat të montohen gjatë ditës së votimit. Kjo e ka detyruar KQZ-në që të rikërkojë mjedise të reja. Sipas Kodit Zgjedhor, Neni 94, thuhet se jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve, prefekti i qarkut i paraqet KQZ-së listën e plotë të objekteve brenda territorit të qarkut, që përmbushin kushtet e parashikuara. Jo më vonë se 30 ditë nga data e zgjedhjeve, KQZ-ja, me vendim, cakton vendin e numërimit të votave (VNV). Në përcaktimin e vendit të numërimit të votave KQZ-ja mund të përzgjedhë bashkinë qendër rrethi, pavarësisht nëse ndodhet jashtë juridiksionit territorial të ZAZ-së, ose bashkinë brenda territorit të ZAZ-së apo edhe njësinë më të madhe administrative, nëse bashkitë nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara. Në përzgjedhjen e vendit të VNV-së, KQZ-ja u jep përparësi lehtësive logjistike të transportit rrugor, distancës nga qendrat e votimit dhe hapësirave të objekteve të mundshme.
Kamerat
Sistemi i kamerave do të jetë i vendosur në 66 vende të numërimit të votave, që do të jenë në Shqipëri. Në të gjitha VNV-të do të vendosen nga 5-10 kamera, kjo në varësi të numrit të tavolinave të numërimit që do të ketë qendra e numërimit të votave. Kamerat, që do të regjistrojnë pamje vizive e zanore, do të kenë rezolucion të lartë dhe do të transmetojnë në kohë reale fletën e votimit në monitor ose ekran. Çdo kamera do të lidhet me monitor TV ose me projektor që projekton pamjen në ekran. Do të përdoren 385 monitorë TV ose 385 projektorë dhe 385 ekrane. Të gjitha imazhet e marra nga kamerat do të regjistrohen edhe me zë, në pajisje përkatëse në çdo VNV. Do të jenë 66 pajisje regjistruese që do të mundësojnë regjistrimin e pandërprerë për një kohë jo më pak se 20 orë, gjithashtu do të mundësojnë hedhjen e regjistrimit filmik në DVD. Procesi i regjistrimit me kamera do të mbikëqyret nga një tjetër sistem kontrolli. Një rrjet i të dhënave do të lidhë VNV-të me sallën e mbledhjeve të KQZ-së. Një kamera qendrore, me pamje 360 gradë, do të mbulojë gjithë VNV-në. Monitorimi me kamera është edhe një nga risitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Milo prezanton kandidatët e PDS-së në qarkun e Dibrës
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, prezantoi para dibranëve listën e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Lista e PDS-së në qarkun e Dibrës kryesohet nga kryetari i saj Paskal Milo. Kandidatët e tjerë në këtë qark janë: Petrit Zili, kryetari i PDS-së në Dibër, Anita Kurtin nga Burreli, Bledar Lleshi për Bulqizën, Dritan Pjeçi, kryetari i PDS-së në Burrel dhe Halim Gjoni. Milo u shpreh se në Tiranë banorët e Dibrës do ta gjejnë kurdoherë derën hapur në rast se do të kenë nevojë. “Jam këtu t’ju jap një mesazh miqësor, që Reçi, Kalaja e Dodës, Muhuri, Maqellara dhe të gjithë dibranët miq të mi, se do të kenë në Tiranë një derë të hapur për t’ju shërbyer”, - tha kryetari i PDS-së. Milo u premtoi banorëve të qarkut të Dibrës se në rast se PDS-ja dhe aleatët e majtë do të fitojnë zgjedhjet, ky qark do të ketë infrastrukturë, rrugë rurale, shkolla, ujësjellës, dhe gjithçka tjetër që ata do të kenë nevojë. Gjithashtu kreu i PDS-së u premtoi të rinjve një emigracion të ligjshëm.
Gjinushi: “Shqipërisë nuk i hiqen vizat pa i hequr vizën kësaj qeverie”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, premtoi se në rast se e majta do të fitojë zgjedhjet, në vitin 2010 do të hiqen vizat për shqiptarët. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha po bëhet pengesë për heqjen e vizave nga BE-ja. Gjinushi tha se shkaku për këtë është bërë korrupsioni dhe konflikti institucional në vend. “Mjafton kjo deklaratë e fundit e BE-së, e cila nuk thotë ndonjë gjë të re përveç asaj që ju përjetoni të gjithë, ky thuhet prerë se Shqipërisë nuk i hiqen vizat pa i hequr vizën kësaj qeverie”,- u shpreh kreu i PSD-së ngjatë turit elektoral në tri komuna të qarkut të Fierit. ”BE-ja absolutisht i jep një shuplakë kësaj qeverie duke thënë prerë që Shqipëria nuk i plotëson këto kushte për shkak të korrupsionit, për shkak të mungesës së reformave, për shkak të konfliktit institucional”,- vijoi ai.
28 Maj 2009