KQZ, kandidim per anetaret aktuale
Anetaret aktuale te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kane te drejte te rikandidojne per te qendruar perseri, si anetare te institucionit te ri zgjedhor. Keshtu eksperte te cilet kane hartuar Kodin e ri Zgjedhor shprehen se ne nenin e ketij Kodi per rikrijimin e KQZ, nuk ka asnje pike, e cila ndalon anetaret aktuale te rikandidojne per te qendruar perseri si anetare, por sigurisht nese ata do te vazhdojne te kene mbeshtetjen e partive, te cilat i kane zgjedhur fillimisht. Ekspertet shpjegojne se ndryshe nga Kodi i meparshem Zgjedhor, ky i riu i miratuar me votat e demokrateve dhe socialisteve, nuk vendos limite ne lidhje me mandatet e nje anetari te KQZ-se. Kodi i meparshem ne menyre te qarte ndalonte kandidimin e nje anetari, nese ai i kishte kaluar dy mandate ne kete institucion, Kodi i ri nuk sjell asnje pengese, ne lidhje me numrin e mandateve qe duhet te kete nje anetare i ketij institucioni te rifreskuar zgjedhor. Ne baze te Kodit te ri Zgjedhor, Kuvendi 30 dite nga data e dekretimit te ketij ligji, zgjedh anetaret e KQZ-se sipas nje formule te mirepercaktuar. Keshtu 2 anetare te KQZ propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga shumica parlamentare dhe 2 anetare te tjere, nga partia e opozites parlamentare, qe ka me shume vende ne Kuvend. Sipas Kodit, anetari i peste i KQZ-se do te zgjidhet nga grupime deputetesh te partive te shumices parlamentare, duke perjashtuar partine me te madhe te grupimit te shumices. Po keshtu, anetari i gjashte zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive opozitare parlamentare, duke perjashtuar partine me te madhe opozitare. Nga ana tjeter anetari i shtate i cili mban edhe postin e kryetarit te KQZ-se, zgjidhet serish nga grupi parlamentar i partise me te madhe te shumices parlamentare, sipas nje procedure te mirepercaktuar ne Kod. Fatjona Mejdini