"Urgjent ngritja e KQZ, vonesa te listat"
Eksperte zgjedhore kane kerkuar nga Parlamenti ngritjen e menjehershme te Komisionit te ri Qendror Zgjedhor brenda muajit janar te ketij viti. Keshtu ne nje prononcim per mediat dy dite me pare, ish-kryetari i KQZ-se, Kristaq Kume ka theksuar se pas dekretimit te dates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, nga ana e Presidentit Bamir Topi, Parlamenti nuk duhet te humbe kohe, por duhet ta ngreje organin e reformuar zgjedhor brenda dates 28 janar. Sipas Kumes, sa me shume qe te vonohet vendimmarrja e Kuvendit per konstituimin e KQZ-se, aq me shume do te rrezikohet edhe cilesia e procedurave te tjera zgjedhore. Ne kete kuader ish-kryetari i KQZ-se beri thirrje per emerimin sa me te shpejte, te anetareve te ketij Komisioni nga ana e grupeve parlamentare ne Kuvend. Pasi menjehere do te filloje trajnimi i anetareve te komisioneve vendore si dhe do te startoje publikimi i listave paraprake te zgjedhesve dhe verifikimi i tyre.