E Shtunë, 31 Tetor 2026

”Gërdeci”, Prokuroria akuzë të re 3 të dyshuarve

Tre te akuzarit, Delijorgji, Pinari e Minxholli vec vrasjes masive do te pergjigjen edhe per akuzen e shkaterrimit te prones. Ata akuzohen si shkaktare te shkaterrimit te dhjetera bizneseve dhe shtepive ne Gerdec dhe fshatrat perreth 

 TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur nje tjeter akuze të re ndaj tre te dyshuarve kryesore për tragjedine e 15 marsit në Gërdec, Ylli Pinarit, ish drejtor i MEICOS, Mihal Delijorgji, ish- administratot i ALBADEMIL si dhe Dritan Minxholit, ish-drejtorit teknik te fabrikes. Tre te akuzarit vec vrasjes masive do te pergjigjen edhe per akuzen e shkaterrimit te prones. Ata akuzohen si shkaktare te shkaterrimit te dhjetera bizneseve dhe shtepive ne Gerdec dhe fshatrat perreth. Akuza u eshte komunikuar tre te pandehurve ne qelite e burgut 313 ku gjenden te izoluar qe prej 18 marsit te vitit te kaluar. Ndaj Ylli Pinarit eshte ngritur dhe akuza e shperdorimit te detyres. Organi qendror i akuzes eshte ne perfundim te hetimeve per tragjedine e rende te 15 marsit. Nen akuze jane 28 persona mes tyre edhe ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ish-zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe shtabit te pergjithshem akuzohen per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe rrezikojne denimin deri ne 7 vjet heqje lirie.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›