KQZ miraton Lezhën, jashtë rezultati i 11 qendra votimi
10/07/2009 Partia Demokratike do të ankimojë vendimmarrjen. Pretendon të marrë edhe 200 vota
Rezultati i Qarkut të Lezhës, i njohur për problematikën në komunën e Fushëkuqes, ku KQZ-ja numëroi 6 kuti votimi, u miratua dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas debateve mes palëve, me 4 vota “pro” ky komision miratoi rezultatin e KZAZ-së nr. 37, pa përfshirë në të tabelën përfundimtare rezultatin e 11 qendrave të votimit. Pikërisht ky rezultat do të ankimohet nga Partia Demokratike, e cila pretendon se i janë ngrënë mbi 2000 vota. “Komisionerët e PS-së në mënyrë të qëllimshme kanë lënë jashtë rezultatit përfundimtar rezultatin e këtyre 11 qendrave të votimit. Kjo është jo vetëm shkelje e hapur e ligjit, por edhe përpjekje për të manipuluar zgjedhjet. Këto kuti fillimisht janë vlerësuar të rregullta, por pasi janë numëruar, katër anëtarët e KZAZ-së kanë refuzuar ti hedhin në tabelën përmbledhëse”, - tha përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti. Ai paralajmëroi se kjo do të jetë pjesë e një hapi të dytë procedural, ku PD-ja përmes ankimit do të kërkojë përfshirjen e tyre në rezultat. Ai citoi votat mes PD-së dhe PS-së në të 11 qendrat e votimit, ku në total PD-ja kishte fituar në këto qendra gjithsej 2044 vota dhe PS-ja 694 vota. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kërkuan përfshirjen që dje në rezultatin përfundimtar të këtyre 11 qendrave të votimit. “Jemi përballë një rasti të ngjashëm me Fierin. Rezultatet e qendrave të votimit të përjashtuara të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Për sa u takon komisionerëve, nëse ata kanë shkelur ligjin, qofshin të PD-së apo të PS-së, ne duhet të mbajnë një qëndrim”, - tha nënkryetarja e PS-së Dëshira Subashi. Debateve mbi përgjegjësinë e komisonerëve të secilës palë u dha fund kryetari i KQZ-së Arben Ristani, i cili e vlerësoi jopozitive këtë debat. “Aty ku ka vendimmarrje të paligjshme të komisionarëve, ata do ti nënshtrohen ankimit për tu rishqyrtuar bashkë me tabelën përmbledhëse në një fazë të dytë. Dua të vë në dukje se më duket si garë aspak e ndershme që të diskutohet se kush e ka bërë gabimin më të madh. Shkelja e ligjit është shkelje e ligjit në të gjitha krahët njësoj dhe të hysh në garë që ne e kemi bërë më të vogël dhe ju më të madh kjo nuk ka sens dhe etikë”, - tha ai. Në Lezhë, sipas rezultateve paraprake, PD-ja fitoi 4 mandate dhe PS-ja 3 mandate.
Kutitë e Fierit
Ankimi i PS-së për vlerësim të votave për 7 kutitë e deklaruara të pavlefshme në Qarkun e Fierit dhe zyrtarizmin e rezultatit për dy kutive të hapura, pritet të shqyrtohet sot nga KQZ-ja. Në këtë mënyrë komisioni do të vendosë nëse do të hapë ose jo 9 kutitë e Fierit.
Qarku i Vlorës
Me katër vota “pro” dhe tri “kundër” KQZ-ja miratoi tabelën përfundimtare të rezultatit zgjedhor të Qarkut të Vlorës. Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në Qarkun e Vlorës koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” fitoi 5 mandate, ndërsa “Bashkimi për Ndryshim” 7 mandate.