Në rritje eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian
10/07/2009 Këtë vit 18 922 miliardë lekë
Eksportet “Made in Albania” kanë qenë në rritje nga njëri vit në tjetrin. Kjo në zbatim të politikës së qeverisë për nxitjen e shtimit të prodhimit vendas dhe të cilësisë së tij. Burime nga Instituti i Statistikave theksojnë se eksportet gati janë dyfishuar gjatë katër viteve të fundit. Mallrat shqiptare gjatë kësaj periudhë janë destinuar kryesisht drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në rritje të vazhdueshme, duke dëshmuar edhe njëherë për zhvillimin ekonomik të vendit. Në vitin 2005, vlera e mallrave të eksportuara drejt vendeve të ndryshme ishte 65 818 miliardë lekë, ndërsa në fund të vitit të kaluar kjo shifër ishte 112 572 miliardë lekë. Edhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2009 janë vërejtur të tilla ritme të zhvillimit të eksportit. Kështu, në muajin janar shifra e eksportit ishte 6 642 miliardë lekë, në shkurt 7 511 miliardë lekë, ndërsa në muajin mars kjo shifër ishte 7 956 miliard lekë, duke shkuar si tremujor në 22 109 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe janë eksportuar 12 190 miliardë lekë tekstile e këpucë, 2 855 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, 2 554 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale. Gjatë këtij viti, tregje kryesore të mallrave të eksportit shqiptar vazhdojnë të jenë ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke kapur shifrën e 18 922 miliardë lekë.