Ushqimet që ulin rrezikun ndaj tumorit

07/06/2005 Studimet e fundit në fushën e mjekësisë kanë nxjerrë një lidhje të fortë midis tumoreve dhe ushqimit. Sipas ekspertëve të epidemiologjisë së vendeve perëndimore lidhja midis tyre është zbuluar pas rezultateve të marra nga analizat dhe studimet më të fundit.
Sipas studimeve të nisur rreth 20 vjet më parë, 30 përqind e shkaqeve të patologjive të kancerit është pikërisht ushqimit. Ndërkohë që edhe shkencëtarë të tjerë janë të bindur se mënyra dhe stili i jetesës shumë herë është burim i formave tumorale që shfaqet gjatë jetës.
Sipas raportit të fundit të Këshillit Evropian të Ushqimit
kërkimet e fundit kanë qartësuar shumë gjëra, mes tyre edhe
ato që shumë herë janë kundërshtuar. Ashtu siç ushqimi disa herë ndikon negativisht në shëndetin e njerëzve, madje duke qenë edhe shkaktari kryesorë i shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme, ashtu edhe mund të jenë një armë e mirë për të parandaluar dhe luftuar këto sëmundje, mes tyre edhe kancerin.
Në këtë raport shkencëtarët gjithashtu kanë përfshirë edhe një tabelë të rëndësishme për produktet që mund të parandalojnë apo ulin ndjeshëm rrezikun ndaj tumorit.
Sulfurafani është një substancë e pranishme te brokolit dhe rrepat. Ajo neutralizon radikalët e lirë dhe stimulon organizmin në prodhimin e enzimave mbrojtëse.
Likopeni i domateve është një antioksidant që mund të ulë rrezikun e tumorit në prostatë.
Në pjesën më të madhe të fruta perimeve gjendet acidi fitik, kryesisht në agrumet, drithërat, sojë, karotat, rrushi, spinaqi, çaji jeshil, domatet, etj. Kjo substancë arrin të eleminojë nga zorra e trashë, përmes reaksione oksiduese, radikalet e lira të dëmshme për zorrën e trashë dhe vetë organizmin që çlirohen gjatë proceseve fiziologjike.
Gjithashtu edhe në të gjitha produktet e freskëta bulmetore, sidomos te qumështi, gjenden substanca që parandalojnë rritjen e tumoreve dhe arrijnë të ulin ngordhjen e qelizave të lëkurës. Ndërkohë që të tjera produkte shumë të shëndetshme janë edhe qepa dhe hudhra, falë të cilave në organizëm aktivizohen enzima që forcojnë sistemin imunitar. Ndërsa izoflavonët që gjenden te soja ulin rrezikun e tumoreve hormonalë.
Acidi elagjik që gjendet te luleshtrydhet dhe te shalqini duket se është i aftë të bllokojë prodhimin, nga ana e organizmit, të enzimave të nevojshme për zhvillimin e tumorit. Te limoni dhe te portokallet gjenden substanca që rrisin fuqinë e enzimave mbrojtëse, që sulmojnë substancat kancerogjene, duke i eliminuar ato.
Polifenolët që ndodhen në çajin jeshil arrijnë të neutralizojnë radikalët e lirë duke ndihmuar në riformimin e ADN-së së qelizave të dëmtuara. Ndërsa fijet e lirit veprojnë te fitoekstrogjenët, duke zvogëluar rrezikun ndaj disa forma të tumoreve. Gjithashtu edhe te mishi i gjedhëve të njomë është shumë i mirë pasi ka substanca që ulin rrezikun që vijnë nga krijimet kancerogjene.