Brace: Qeveria nuk ka para
"Kantieret elektorale jane te pambuluar me financim, sepse qeveria s'ka para per to: - tha sot ne nje deklarate per shtyp deputeti i PS, Erjon Brace.
Me poshte eshte deklarata e plote e z.Brace dhe provat e PS per kete akuze:
'Prej 15 ditësh Kryeministri në detyrë Sali Berisha, po vazhdon turin e tij të hapjes së kantiereve të akseve rrugore.
Kësaj here jo për të blerë vota, por për të demonstruar me dhunë, në mënyrë anti-kushtetuese, pa u mbyllur procesi zgjedhor, pa dalë rezultati se do të jetë Kryeministër i vendit.
I gjithë turi i tij qesharak, po shoqërohet me përpjekje të të gjitha akseve rrugore.
Vetëm në 20 ditët e para të korrikut, kanë njohur rrugët e Shqipërisë mbi 20 të vdekur dhe 35 të plagosur. Kryeministri në detyrë nuk ka përgjigje për ta dhe familjet e tyre. I gjithë turi i tij qesharak, po shoqërohet me bllokimin e të gjitha kantiereve të ndërtimit, të hapura në dhjetor të vitit që shkoi, janar të këtij viti, si dhe në prill-maj qershor, për shkak të fushatës së tij elektorale.
Kryeministri në detyrë nuk ka përgjigje për të gjithë përdoruesit e këtyre akseve rrugore në ndërtim, veçanërisht tregtarët dhe pushuesit.
Deklarimet tona të faktuara, se disa qindra kantiere në 6 muajt e parë të këtij viti elektoral, ishin të pambuluar me financim dhe po hapeshin thjesht dhe vetëm për të ndikuar në mënyrë të rremë sjelljen politike të votuesve, tashmë janë realitet.
Sot qeveria nuk ka para', prandaj kantieret janë bllokuar në të gjithë vendin.
Në faqen zyrtare të MPPTT-së, në portalin e prokurimeve, gjendet kjo tabelë, në të cilën në zërin "ndërtim rrugësh", nga 39 rrugë të planifikuara për këtë vit, në 35 prej tyre janë çelur vetëm 1 milion lekë të reja fonde për secilën. Në faqen zyrtare të MPPTT, në portalin e prokurimeve, gjendet kjo tabelë në të cilën në zërin e "sistem asfaltimeve" janë 42 rrugë të planifikuara për këtë vit, në 39 prej tyre janë çelur vetëm 1 milion lekë të reja fonde për secilën. E gjithë kjo, kur në portalin e prokurimeve, të APP-së, tenderët për këto rrugë kapin vlerën e mbi 20 miliard lekëve.
Mjafton t'ju them se për 7 lote të segmentit Plepa-Rrogozhinë, janë tenderuar 6.2 miliard lekë, kur në faqen e MPPTT-së, deklarohen të çelura 7 milionë lekë. Mjafton t'ju them se për aksin Fier-Mallakastër, janë tenderuar 170 milion lekë, kur në faqen zyrtare të MPPTT-së, deklarohen të çelura vetëm 2 milion lekë.
Natyrisht, kjo që kjo ndodhë dhe konfirmon faktin se qeveria nuk ka para'. Në ligjin për "Buxhetin e Shtetit 2009", në programin e investimeve të MPPTT-së, zëri ndërtim rrugësh kombëtare ka 36.8 miliard lekë, zëri "sistemim-asfaltim" ka 1.009 miliard lekë. Pra, në total për këto dy zëra, MPPTT, ka në buxhet 37.8 miliard lekë, prej tyre 34 miliard lekë i merr segmenti Milot-Morinë. Ndërkohë që mbeten vetëm 4.4 miliard lekë për rrugën Plepa-Rrogozhinë, Rrugën e Arbrit, 29 akse të tjera kombëtare të tenderuara dhe me kantiere të hapura, qeverisë i duhen mbi 20 miliard lekë.
Të gjithë qytetarët shqiptar duhet të kuptojnë se sot po vuajnë dhe po vriten nëpër rrugë për shkak të kësaj maskarade elektorale dhe këtij krimi elektoral të Sali Berishës, në shkelje të rëndë dhe flagrante të besimit të shqiptarëve, për përdorimin e ndershëm dhe ligjor të taksave'.
******************
(V.O: per me shume mund t'i referoheni faqes zyrtare te Ministrise se Transporteve, Prokurime, dhe me pas konsultoni Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, aty do te gjeni te gjitha keto lote me vleren 1mln leke. Ndersa per te gjetur vleren e objektit respektiv, hyni te Agjensia e Prokurimit Publik, dhe aty konsultoni ne Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve