E Shtunë, 31 Tetor 2026

H1N1/ LSI: Mbështesim masat, media të jetë e kujdesshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas shfaqjes së rastit të parë me virusin H1N1 në Shqipëri. LSI ka deklaruar se mbështet masat e marrë kundër këtij virusi.
Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, LSI I ka bërë apel medias të përdorë vetëm informacion të verifikuar. "Media do të duhet që të jetë sot më e kujdesshme se asnjëherë dhe do të ishte e udhës të punonte sa më shumë me informacione të karakterit zyrtar, sepse specifikat e kësaj lloj pandemie të paverifikuara kurrë më parë kërkojnë kujdes te veçantë, sepse si alarmizmi pa vend ashtu edhe nënvleftësimi do të ishin njëlloj të rrezikshme" tha Vasili.
Sipas tij, situtata kërkon një vëmendje të veçantë kryesisht lidhur me një kontroll akoma më intensiv veçanërisht me kontrollin në pikat kufitare, ato ajrore dhe ato detare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›