E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miraton pagat e inspektorëve

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot strukturën e pagave për inspektorët dhe ndihmës inspektorët e Zyrave Rajonale Zgjedhore. Sipas burimeve pranë KQZ-së mësohet se do të ketë 24 punonjës mbi bazën e qarqeve që ka Shqipëria. Do të jenë 12 inspektorë dhe po aq të tillë do të jenë ndihmës inspektorë. Mësohet se paga e tyre do të jetë jo më shumë se 30 mijë lekë të reja. Puna e tyre do të zgjasë deri në mbas zgjedhjeve të 28 qershorit. Po sot, KQZ-ja do të shqyrtojë projektvendimin “Për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”. Ndërsa pritet të diskutohet edhe udhëzimi për organizimin e KQV-ve. Gjysma e kryetarëve të KQV-ve do t’i takojë PS-së, ndërsa gjysma tjetër PD-së. KZAZ-ja do t’i ndajë me short drejtuesit e KQV-ve. KZAZ emëron anëtarin e shtatë të KQV-ve të renditura me numër tek, me propozim të partisë politike, e cila ka propozuar zëvendëskryetarin e KZAZ-së. KZAZ emëron anëtarin e shtatë të KQV-ve të renditura me numër çift, me propozim të partisë politike, e cila ka propozuar Kryetarin e KZAZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›