E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ miraton projekt-udhezimin per afatet e publikimit te listave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregullat për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionin të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve. Udhëzimi, parashikon që partitë të cilat do të regjistrohen si subjekt zgjedhor, të depozitojnë në KQZ jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve, listën e kandidatëve për çdo zonë zgjedhore. Bashkangjutur nevojitet edhe dokumentacionin përkatës. Në çdo rast, sipas udhëzimit, të paktën 30% e kandidatëve të listave shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës duhet t’i përkasë secilës gjini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›