Sekui takon Ramen per pergatitjet e procesit zgjedhor
Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Etore Sekui, ka zhvilluar në selinë rozë një takim të shkurtër rreth 20 minuta me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Mësohet se tema e bisedës kishte të bënte me situatën aktuale politike, procesin përgatitor për zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe gjendja në rajon.
Takimi mes ambasadorit Sekui dhe kryesocialistit vjen pak ditë pasi Rama priti në zyrën e tij trojkën e ambasadorëve, ku u fol mbi zgjedhjet dhe nevojën për një proces zgjedhor brenda standardeve.
Takimi mes ambasadorit Sekui dhe kryesocialistit vjen pak ditë pasi Rama priti në zyrën e tij trojkën e ambasadorëve, ku u fol mbi zgjedhjet dhe nevojën për një proces zgjedhor brenda standardeve.