E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton rregulloren

10/03/2005  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi brenda afatit ligjor rregulloren e re të funksionimit të institucionit. Rregullorja e re reflekton të gjitha ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe parashikon procedurat e aktivitetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Miratimi i rregullores së KQZ bën të mundur plotësimin e rekomandimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor të tetorit 2003. Me aprovimin e kësaj rregulloreje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbushur të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ndërkohë, bëhet e ditur se KQZ është në pritje të propozimeve të partive politike për anëtarët e komisioneve zgjedhore zonale. Burimet kanë bërë të ditur se tashmë partitë kryesore kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa pritet vetëm mbledhja e anëtarëve të KQZ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›