Të ndryshojë Kushtetuta për ushtrinë
10/03/2005 Propozohen lehtësira për pjesëmarrjen e forcave ushtarake në misionet paqeruajtëse dhe në stërvitje
Qeverisë i jepet e drejta të vendosë për qëndrimin e ushtrive të huaja në vend
Qeveria shqiptare ka vendosur të kërkojë më shumë lehtësira për dërgimin e trupave ushtarake shqiptare me misione ndërkombëtarë. Në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare është kërkuar që qeverisë t'i jepet e drejta për të lejuar qëndrimin e forcave ushtarake të huaja në Shqipëri, si dhe dërgimin e ushtarakëve shqiptarë jashtë shtetit. Por, në këtë propozim ,është vënë re një mospërputhje me Kushtetutën, pasi në nenin 12 të saj saktësohet se "asnjë forcë e huaj ushtarake nuk mund të vendoset dhe as të kalojë në territorin shqiptar, si dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit". Duke parë këtë situatë, mësohet se është propozuar ndryshimi i këtij neni, duke i dhënë përparësi përcaktimeve të Konventave Ndërkombëtare. Ndërsa të gjitha forcat politike tashmë kanë dhënë konsensusin.
Leja e qëndrimit
Sipas propozimit të qeverisë, forcat ushtarake të huaja mund të qëndrojnë në territorin e Shqipërisë nëse kanë si qëllim pjesëmarrjen në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive, operacionet ndërkombëtare për të mbajtur dhe për të rivendosur paqen, në përputhje me përcaktimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të operacioneve të drejtuara nga Organizata e Atlantikut të Veriut, stërvitjet dhe veprimtaritë ushtarake ndërkombëtare, kalimin tranzit me lejen e një autoriteti kompetent të Republikës së Shqipërisë dhe misione humanitare ndërkombëtare brenda vendit. Drafti saktëson se në Shqipëri lejohet të qëndrojnë forcat ushtarake të një shteti të huaj, në territorin e të cilit lejohet të qëndrojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. "Qeveria vendos dhënien e lejes së forcave ushtarake të huaja për pjesëmarrje në operacionet e parashikuara në ligj, rast pas rasti. Kjo zbatohet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Kalimi tranzit lejohet kur është dhënë leja dhe e shtetit pritës, veprimi shoqërohet me njësi ushtarake shqiptare", thuhet në projektligj. Këto pika janë cilësuar në kontradikt me Kushtetutën, që përcakton se është parlamenti që miraton një ligj për çdo rast.
Misionet shqiptare
Sipas draftit të propozuar për stërvitjet e trupave shqiptare jashtë shhtetit, deri në 100 veta urdhri jepet nga ministri i Mbrojtjes, deri në 500 nga Qeveria dhe mbi 500 ushtarakë nga Kuvendi. Gjithashtu, saktësohet se Qeveria vendos me propozim të ministrit të Mbrojtjes pjesëmarrjen në operacionet e vetëmbrojtjes kolektive të njësive të Forcave të Armatosura. Presidenti dhe Kuvendi njoftohen paraprakisht si rregull, për këto veprime. "Autoritei kompetent, sipas ligjit, mund që, për qëllime të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar, t'i transferojë pjesë të autoritetit të vet komandantit ushtarak të një shteti të huaj, ose një organizate ndërkombëtare dhe ai, në të njëjtën mënyrë mund të pranojë si autoritet që i jepet nga një komandant ushtarak i një shteti të huaj, ose nga një organizatë ndërkombëtare", thuhet në draft. Ndërsa qeveria mundëson lidhjen e një kontrate sigurimi për ushtarakët dhe kompensimin shtesë në rast vdekjeje.
Irak
Misioni ka qëllim përgatitjen dhe zhvillimin e operacioneve stabilizuese dhe të sigurimit në mbështetje të koalicionit “Liria e Irakut”. Kontigjenti përbëhet nga 9 oficerë, 17 kapterrë, 3 ushtarë profesioniste, 42 ushtarë të shërbimit të detyrueshëm. Fillimisht kompania iu atashua Batalionit të 1-rë të Brigadës së 2-të, Divizioni 101 Airborne (I transportushëm nga ajri), pastaj në varësi të DREAR (Vendkomanda e Logjistikës e Divizionit). Ky është misioni më i mbështetur në të gjitha llojet e pajisjeve. Pajisjet janë 10 landrover, 1 ambulancë, 2 kamionë, 1 Qendër e Komunikimit të radiondërlidhjes (e lëvizshme), armatim, municion, mjete ndërlidhjeje, mjete kundër kimike dhe materiale të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrës.
Bosnje Hercegovinë
Kompania është përgjegjëse për sigurinë në Rajlovac dhe kontrollon se kush dhe çfarë hyn dhe del në kamp. Kompania shqiptare konsiston në gjashtë oficerë, gjashtë kapterrë dhe pesëdhjeteshtatë ushtarë. Kjo kompani është pjesë autonome e repartit gjerman.
Në shtator 1996, Shqipëria dërgoi 33 trupa për të shtuar Forcën e Aplikimit të Paqes “Peace Implementation Force” (IFOR). Këta ushtarë u dërguan nga Gjermania, ku kishin marrë pjesë në trajnime paqeruajtëse. Ata e filluan dislokimin, duke u vendosur fillimisht në Kroaci, por tani janë të vendosur në Kampin franko-gjerman në Rajlovac. Nga viti 2000, në Bosnjë, Shqipëria dërgon një personel prej 70 oficerë, n/officerë dhe ushtarë. Deri tani Shqipëria ka dërguar 15 misione ushtarake në Bosnjë.
Afganistan
Kontigjenti i parë ka filluar misionin në terren më datë 16.08.2002 dhe e ka përfunduar në 25 shkurt 2003. Kontigjenti i dytë u nis për në mision më 26 shkurt 2003 dhe u kthye në atdhe më 19 gusht 2003. Kontigjenti i tretë u nis për në mision më 12 gusht 2003 dhe akoma vazhdon punën për realizimin me sukses të misionit.
Kontigjenti ynë është në varësi të drejtpërdrejtë të kontigjentit turk, i cili është pjesë përbërëse e brigadës multinacionale. Kontigjenti shqiptar në misionin e parë është përfaqësuar me 30 trupa të ndara në tre skuadra me nga nëntë n/oficera specialë secila, një shofer, një zv/komandant dhe një komandant misioni. Me ndryshimin e strukturës së kontigjentve të forcave të tjera ndryshoi dhe përbërja e kontigjentit tonë, duke u reduktuar në 23 vetë.