Strakosha heq dorashkat e kombëtares
09/03/2005 Kapiteni i ekipit kombëtar Strakosha ka bërë të ditur se do të largohet nga përfaqësuesja shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozerinë e zjarrtë dhe futbolldashësit shqiptarë se, portieri dhe kapiteni legjendar i ekipit kombëtar të futbollit, Foto Strakosha, nuk do të mbrojë më portën e ekipit kuqezi. Këtë vendim e ka marrë vetë lojtari, të cilin dje paradite ia ka komunikuar edhe stafit të ekipit kombëtar. Strakosha edhe pse me keqardhje e ka marrë këtë vendim duke parë moshën e tij, dhe në mënyrë që t'ia lerë vendin lojtarëve të rinj në skuadër. Pas bisedës me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe trajnerin e ekipit kombëtar, Hans Peter Brigel, është rënë dakord që kapiteni i kombëtares shqiptare të qëndrojë sërish pranë ekipit, gjatë gjithë grumbullimeve që do të kryhen. Gjithashtu, pas kërkesës së vetë trajnerit Brigel, Strakosha është shprehur i gatshëm që në rast të ndonjë dëmtimi të mundshëm gjatë ketyre 4 ndeshjeve të kandidatëve të tjerë të portës së kombëtares, dhe nëse ekipi do të ketë nevojë për të në portë, ai do të rikthehet serish. Foto Strakosha e ka nisur karrierën e tij me ekipin kombëtar në moshën 25 vjeçare, më 30 maj 1990, në ndeshjen kualifikuese për Euro '92 ndaj Islandës. Ai ka zhvilluar 73 ndeshje me fanelën kuqezi në 14 vjet, nën drejtimin e trajnerëve Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Sulejman Demollari, Xhuzepe Dosena, dhe në fund nga Hans Peter Brigel. Foto Strakosha do të mbahet mend si lojtari që ka luajtur me shumë vite në skuadrën tonë kombëtare, plot 14 vjet, duke dhënë kontributin e tij të padiskutueshëm në imazhin pozitiv të ekipit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Datëlindja: 28 mars 1965
Vendlidja: Memaliaj
Skuadrat shqiptare: Minatori 1984 - 1988, Dinamo 1988 - 1990.
Skuadrat greke: 1990 - 2005 në Greqi me Panionios
Me kombëtaren: 14 vjet e 255 ditë, 73 ndeshjetë luajtura, miqësore 19, Eliminatoret e Kupës së Botës 25, Eliminatoret e Kampionatit Europian 28, Ture ndërkombëtarë 1.
Rezultatet: 8 fitore, 13 barazime, 42 humbje, golat 79:117
Mesatarja e golave të pësuar: 1.60 në ndeshje
Pikë të grumbulluara: 49, në 33% të pikëve të mundshme
Ndeshja e parë: 30.05.1990, Shqipëri - Islandë, 0:2
Ndeshja e fundit: 09.02.2005, Shqipëri - Ukrainë, 0:2
Brigel: Strakosha një ditë do të largohej
"Kam biseduar gjatë në telefon me Foto Strakoshën dhe ai më paraqiti arsyet e veta për përfundimin e karrierës së tij sportive. Unë vendimin e arsyet e tij i pranova" - kështu deklaroi dje trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, lidhur me
tërheqjen e Fotor Strakoshës nga ekipi kombëtar. Deklarata e trajnerit të kombëtares sonë është dhënë dje në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit, ku ai është duke zhvilluar një zbor 5 ditor me futbollistë të kombëtares B, e cila sot do të zhvillojë në Kamëz një miqësore me kombëtaren Shpresa, U21. Gjithsesi, duke ju përmbajtur deklaratës së Brigelit, gjermani shtoi se Strakosha do të jetë prezent në ndeshjet me Turqinë dhe Greqinë si portier i tretë, për t'i dhënë mbështetje morale skuadrës si kapiten i saj. "Strakosha ka patur një karrierë të shkëlqyer dhe kontributi i tij ka qënë i madh, por kuptohet, që në moshën 40 vjeçare do të vinte momenti që ai do ta linte futbollin. Më pas Brigel deklaroi se dy portierët, Beqja e Lika, kanë shansin të tregojnë aftësitë e tyre përballë Turqisë e Greqisë. "Do të shohim se si ata të dy do të kontrollojnë nervat, sepse nuk kanë luajtur ndonjëherë përpara 40 mijë tifozëve, dhe ruajtja e qetësisë është vendimtare. Beqja ose Lika, njeri nga të dy do të zëvendësojë Strakoshën në portë, por këtë do t'a vendosim më vonë" - përfundoi deklaratën e tij trajneri I kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel.
Daniel Konomi
INTERVISTË
Nga Athina, Aurel Pepa
Strakosha: Vendim në kohën e duhur
Strakosha: Do të ikja një ditë
Dje, në aeroportin "Elefterios Venizellos" të Athinës, duke marrë nga Shqipëria lajmin e largimit të Foto Strakoshës nga kombëtarja, eksluzivisht për gazetën "Metropol Sport" ai deklaroi "PSE"-në e largimit të tij, e njëkohësisht foli edhe për të ardhmen e afërt në skuadrën tonë kombëtare. "Nuk ishte vendim i lehtë, por unë kisha menduar se isha në kohën e duhur. Tani për portën e kombëtares sonë është rradha e portierëve të tjerë, më të rinj, ashtu siç isha edhe unë kur nisa karrierën time në kombëtare" - theksoi midis të tjerave në intervistën e tij "legjenda" e portës kuq e zi, Foto Strakosha.
Foto, pse keni udhëtuar këto ditë në Shqipëri?
Tashmë nuk është më sekret, isha për t'u takuar me trajnerin e kombëtares Hans peter Brigel, dhe drejtuesit e FSHF-së për t'iu komunikuar vendimin tim.
Që është?
Është largimi im nga kombëtarja shqiptare.
Ka qënë i vështirë ky vendim për Strakoshën?
Nuk ishte i lehtë, por unë kisha menduar se isha në kohën e duhur. Tani për portën e kombëtares sonë është rradha e portierëve të tjerë, më të rinj, ashtu siç isha edhe unë kur nisa karrierën time në kombëtare.
Ky është një largim në një situatë kur kombëtarja e kishte nevojën tuaj, sidomos me ndeshjet e radhës me Turqinë e Greqinë. Nuk do të jeni në këto ndeshje?
Do të jem i gatshëm, por jo në formacion si titullar. Kam biseduar me Brigelin i cili më kërkoi që të jem në skuadër për ato ndeshje, dhe unë e pranova kërkesën e tij.
Në çfarë roli, si trajner i portierëve apo..?
Jo, detyrën e trajnerit të portierëve e kryen Vladimir Ajazi, ndërsa unë do të jem në skuadër për të mbështetur djemtë.
Mendoni se skuadra jonë ka ende shanse për kualifikim?
Unë për këtë jam shprehur edhe më parë se duhet të kemi durim, sepse "gurë - gurë bëhet kalaja" i themi ne shqiptarët. Ka ende ndeshje për ta shpresuar, dhe për këtë ne duhet të kemi durim.
Kështu duket se ju largoheni në një kohë që shpresat tona për kualifikim në finalet e Botërorit 2006 janë të mbyllura?
Jo, nuk ishte ky faktori që unë morra vendimin e largimit, por mendoni në një moshë 40 vjeçare nuk mund të japësh më shumë se një portier i ri, dhe që ne i kemi disa të tillë.
Çfarë kemi më afër tani në skuadrën tonë kombëtare?
Mendoj se kombëtarja ka shumë ndrysahime. Mendoni ku kemi qënë disa vite më parë, dhe ku jemi tani që pretendojmë të shkojmë në finalet e një botërori. Gjithsesi, kemi humbur në disa ndeshje ku nuk duhet të kishim dalë të tillë.
Konkretisht?
Unë mendoj se janë disa ndeshje, si me Gjeorgjinë, me Danimarkën apo edhe me Ukrainën. Në të tria këto ndeshje nuk duhet të humbisnim, dhe në rast se do të kishim marrë qoftë edhe barazimet këtu, ne do të ishim më afër kualifikimit.
Janë fajësuar shumë mbrojtësat tanë për këto humbje që ju përmendët, mendoni se është pikërisht kështu?
Shqipëria për fatin e keq nuk ka luksin që të ketë si titullarë shumë lojtarë. Kur ka mungesa, kuptohet që janë bërë rregullime të tjera, të cilat edhe nuk kanë dhënë atë çka pritej nga trajnerët.
Dhe përfundimisht që sot Strakosha nuk do të jetë më midis dy shtyllave kuq e zi?
Është moment shumë i vështirë për mua, por do të ndodhte një ditë. E thashë edhe më sipër, por tani duke qën gazetari i parë shqiptar këtu në Athinë që më intervistoni, do t'ju falenderoj, dhe ju premtoj se nga kombëtarja nuk do të ndahem kurrë.