E Diel, 1 Nëntor 2026

Polli në Fier në ndihmë të biznesit

10/03/2005  Genc Pollo u ndal dje në Fier, në një takim me anëtarë të Partisë Demokrate të Re.

Pollo, në takim u shpreh se “të tërë flasin sot për të lehtësuar biznesin nga angaritë burokratike. Por, të tërë kujtojmë se që prej vitit 1999, qeveria socialiste premtonte për vit se do të hapte një sportel të vetëm, ku sipërmarrësit të tërheqin të gjitha lejet dhe licensat e duhura për biznesin e saponisur. Studimi i kohëve të fundit i OECD konkludon se numri i sporteleve, e bashkë me të edhe numri i kafeve, që duhet të qerasësh, është dyfishuar. Para dy muajsh, qeveria socialiste u betua se do të vendoste sportelin e vetëm në fillim të vitit 2006. Por, tani është në dorë të tatimpaguesve të ndershëm të vendosin ata vetë se kur një premtim i tillë do të bëhet realitet. Dhe këtë mundësi e kanë në mes të këtij viti, duke u besuar votën atyre që kanë vullnetin për të bërë ndryshime të tilla”. Ndërsa nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, u ndal në keqqeverisjen socialiste këto 8 vite, duke theksuar se ka ardhur koha e një ndryshimi të madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›