Bogdani: Socialistët të lënë politikat boshe që pengojnë integrimin e Shqipërisë drejt Europës

Deputeti i PD vlerëson politikanët e LSI për pjekuri politike
Demokratët janë të kënaqur me përparimin e Shqipërisë dhe për pjekurinë politike të treguar në këto zgjedhje elektorale. Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, njëkohësisht dhe kryetari i minibashkisë numër 10, deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri treguan një tjetër standard nga ai i viteve të shkuara. Bogdani theksoi se në zgjedhjet elektorale të 28 qershorit, i gjithë populli shqiptar, por dhe partitë politike treguan një kulturë evropiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, që sipas tij ka pasur ndryshime të mëdha në krahasim me zgjedhjet e vitit 2005. Sipas tij me këto zgjedhje Shqipëria tregoi se është e gatshme për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ndërsa për zgjedhjen e tij si deputet, ai theksoi se në kuvendin e ardhshëm do të shpërblejë besimin e votuesve që e mandatuan atë në 28 qershor, sipas tij Partia demokratike dhe aleatët e saj kanë filluar nga puna për mbajtjen e premtimeve paraelektorale. Zgjedhjet në Shqipëri duhet thënë se ishin zgjedhjet më të mira, më të lira dhe më të ndershme, në 19 vjet demokraci. Dhe për këtë një ndihmë të madhe dhanë dhe votuesit shqiptarë të cilët kanë qenë më të shumtë në numër në krahasim me katër vjet më parë, tha Bogdani. Gjithashtu ai theksoi se vetëm gjatë procesit të numërimit të votimeve ka pasur pak vështirësi ky proces zgjedhor, pasi sipas tij akoma Partia Socialiste nuk ka mundur që të pranojë humbjen qetësisht, dhe sipas tij nuk ishte Partia Demokratike ajo që i solli humbjen PS, por ishin votuesit shqiptarë ata që me votën e tyre zgjodhën që dhe për katër vite të tjera të jetë PD, ajo që do ti qeverisë. Sipas tij Partia demokratike është një parti e pretimeve të mbajtura dhe ishte PD ajo që e futi sërish Shqipërinë në rrugën drejt integrimit për në Bashkimin Evropian, pasi sipas tij për tetë vjet rresht socialistët e nxorën nga binarët shtetin shqiptar. Bogdani deklaroi se Partia demokratike dhe qeveria Berisha në katër vjet arritën që të luftojnë korrupsionin të rrisin ekonominë e Shqipërisë, si dhe përmirësuan jetën e shqiptarëve, ndërsa në katër vitet e ardhshme përveç reformave të nisura PD do të përqendrohet tek ulja e numrit të papunësisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës, që sipas tij është dhe objektivi i PD në këtë mandate të dytë të saj. Ndërsa për koalicionin e PD me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ai u shpreh se është një koalicion që tregoi edhe një herë se politika shqiptare është future me një frymë të re dhe shumë perëndimore, dhe se ishte një koalicion i nevojshëm për të mos shkuar drejt një krize parlamentare. Sipas tij LSI dhe lideri i saj Meta treguan një pjekuri të madhe politike që pranuan ofertën për bashkëpunim të bërë nga lideri i PD, Sali Berisha, që sipas tij kjo është një tjetër tregues i rëndësishëm që vazhdon të tregojë se PD është një forcë politike mjaft serioze dhe do të vazhdojë të punojë për ta çuar Shqipërinë atje ku e meriton. Koalicioni jonë me LSI tregoi edhe një herë se PD është e gatshme për të bashkëpunuar me këdo që ka një program i cili është i gatshëm të punojë për të mirën e vendit dhe për zhvillimin e Shqipërisë. Ndër të tjera Bogdani ka folur dhe për përpjekjet dhe deklaratat e Partisë Socialiste për të mos njohur zgjedhjet, sipas tij ky është vetëm një justifikim i PS për të mbuluar gabimin e liderit të saj, dhe për të mbrojtur atë që të mos japë dorëheqjen nga kreu i partisë. Ai theksoi se PS duhet të dalë publikisht dhe të pranojë humbjen dhe në këto katër vjet të bëjë siç duhet pozicionin e opozitës, ku të argumentojë dhe të kontribuojë për një zhvillim sa më të shpejtë dhe më të mirë të vendit në zbatimin e reformave. Partia Socialiste është një forcë politike me traditë në Shqipëri, dhe ajo duhet të fillojë që të ndihmojë integrimin e Shqipërisë në BE, dhe të mos sillen më me deklarata boshe se PD ka manipuluar zgjedhjet dhe se ata nuk do i njohin, por duhet të ulen dhe të punojnë për të bërë një opozitë të fortë, si çdo opozitë evropiane, deklaroi Bogdani, duke shtuar se dorëheqjen si kryetar i minibashkisë nr.10 në kryeqytet e ka dhënë që në 22 maj të këtij viti. Ndërsa aktualisht po e krye këtë funksion deri në zëvendësimin e tij me kryetarin e ri.
Last Updated on Sunday, 12 July 2009 18:57