E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Marredheniet me Topin, institucionale

Kryeministri Sali Berisha, shmangu dje pergjigjen mbi marredheniet e ftohta mes tij dhe Presidentit Bamir Topi. I pyetur se cilat jane marredheniet dhe pse kreret demokrate te komisioneve "bojkotuan" viziten e Topit ne Kosove, Berisha u shpreh se nuk ka lidhje me protokollin e Presidentit. "Eshte Presidenti qe ben protokollin e tij. Nuk eshte kryeministri pergjegjes per protokollin e Presidentit. Duhet te studioni protokollin e shtetit. Secili ka protokollin e vet", theksoi kryeministri. Sipas tij, marredheniet mes tij dhe Topit, jane vetem institucionale. "Por qe te hyj ne perberje te delegacionit te drejtuesve te tjere te vendit, absolutisht jo, nuk kam nderhyre dhe nuk do te nderhyj", shtoi ai. Prej kohesh mes dy krereve eshte vene re nje ftohje, e cila kulmin e arriti ne momentin kur Presidenti, Bamir Topi dorezoi ne Kuvend emrat e anetareve te Gjykates se Larte. Emra qe u rrezuan nga Kuvendi me pretendimin se, kreu i shtetit nuk u konsultua me asnje prej forcave politike, apo eksperteve e kreret e institucioneve te tjera. Nderkohe qe dhe vizita e fundit ne Kosove, u perfol sikur me urdher te Berishes, ishte bojkotuar nga ana e ministrave dhe e deputeteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›