E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ nis nesër rinumërimin e votave për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë ditën e nesërme numërimin e votave në 368 kutitë e mbetura për Tiranën, pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Kjo gjë u konfirmua nga ana e zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli, i cili tha se ky proces pritet që të zgjasë rreth 10 ditë.

Ende nuk dihet se çfarë votash do të rinumërojë KQZ, duke qenë së ne vendimin e Kolegjit thuhet që duhen numëruar edhe votat e quajtura të pavlefshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›